E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evra-Suarez, s’ka prova për racizëm

Për momentin, nuk ka prova televizive që mund ta konfirmonin akuzën e racizmit nga ana e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Patrice Evra, i cili është ankuar në sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez. F

utbollisti uruguaian e ka hedhur poshtë një akuzë të tillë për ‘The Guardian’. Mbrojtësi francez është i gatshëm ta qojë përpara akuzën dhe Federata e Futbollit të Anglisë ka premtuar se do ta hetojë rastin.

Evra ka thënë për Canal Plus se Suarez e kishte sharë në baza racore më shumë se dhjetë herë në ndeshjen e së shtunës, Liverpool – Manchester United, e cila përfundoi 1:1 në Anfield Road.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›