E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad mbërrin në Kubë, takim me Raul Castron

Në kuadër të turit të vizitave në Amerikën Latine, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad mbërriti në Kubë ku u prit nga homologu, Raul Castro.

Takimi mes dy presidentëve është mbajtur ditën e mërkurë në Havana.

Sic njoftojnë mediat ndërkombëtare, lideri iranian dhe ai kuban kanë ratifikuar një marrëveshje ku shprehin angazhimin e vendeve përkatëse në mbrojtje të paqes globale, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të drejtën e cdo shteti për pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore.

Mes dy vendeve janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh të tjera për bashkëpunimin
ekonomik dhe për shkëmbim eksperiencash në fushën energjitike.

Turi i Ahmadinejad cilësohet si një përpjekje e liderit të Republikës Islamike për të siguruar aleatë kundër perëndimit, që ka shtuar presionin ndaj Iranit për programin e tij bërthamor
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›