Siria bllokon konvojin me 200 aktivistë

Rojet kufitare të Sirisë nuk e kanë lejuar hyrjen e konvojit me afro 200 aktivistë sirianë dhe të jashtëm, të cilët u përpoqën të hyjnë në këtë vend.
Aktivistët nga Konvoji i Lirisë iu afruan kufirit nga Turqia, duke transportuar ndihma humanitare, ilace dhe ushqim.
Aktivistët thanë se autoritetet turke ishin shumë bashkëpunuese me misionin e tyre.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5 mijë persona janë vrarë nga muaji mars të vitit të kaluar në Siri, kur filloi kryengritja.
Turqia i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të tërhiqet dhe ka ndërmarrë sanksione kundër Damaskut.