Ahmadinejad në OKB, akuzon Perëndimin për "kanosjen"

Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad ka akuzuar ditën e sotme Perëndimin për "kanosjen" bërthamore. Fjalimi i Ahmadinejad-it ishte i fundit në OKB para se ai të largohet nga pushteti në vitin e ardhshëm.
Të martën, presidenti amerikan Barack Obama tha se "koha nuk është e pakufizuar" në lidhje me zgjidhjen e krizës së programit bërthamor të Iranit përmes diplomacisë.
Obama tha se SHBA respekton të drejtën e kombeve për të pasur qasje në energjinë bërthamore për qëllime paqësore, por një Iran i pajisur me armë bërthamroe sipas tij "do të kërcënonte eliminimin e Izraelit, sigurinë e shteteve të Gjirit dhe stabilitetin e ekonomisë globale".