E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad, pro marrëveshjes për çështjen bërthamore

Në një konferencë për shtyp në Brazilia, së bashku me homologun brazilian Lula, presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. "Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me ANEB, por për këtë nuk kemi edhe shumë kohë", është shprehur Ahmadinejad.
Gjatë një konference të mëparshme për shtyp, presidenti brazilian Lula u shpreh se ai ishte pro përdorimit të energjisë bërthamore nga ana e Iranit. Lula shprehu bindjen se Irani e përdorte energjinë nukleare jo për armë të shkatërrimit në masë por për qëllime humanitare, për të njëjtat qëllime që e përdor edhe Brazili apo shumë vende të tjera të botës.
Presidenti iranian, në kuadër të turit të vizitave në Amerikën Latine i dha fund vizitës një ditore në Brazil për t'u nisur drejt Bolivisë dhe më pas Venezuelës ku do të takohet me homologët Morales dhe Chavez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›