SHBA, Obama: Ekonomia e SHBA-së është në rritje

Obama ka vlerësuar se ekonomia amerikane pavarësisht problemeve në të cilat ndodhet, ka filluar që të rimëkëmbet. Sipas numrit një të Shtëpisë së Bardhë indeksi i papunsisë ka filluar të ulet ndërsa
shumë biznese amerikane kanë filluar sërish që të sheshin produkte si edhe të integrohen në tregun global.
"Ekonomia e SHBA ka tregues rritjeje pas më shumë se një viti,"- pohoi presidenti Obama pas përfundimit të një takimi me grupin e tij të këshilltarëve. "Por kjo nuk do të thotë që ne të kënaqemi me treguesit e deritanishëm. Treguesit e papunësisë vazhdojnë të jenë në nivele teje të larta, ky është një fakt që duhet të na shqetësojë deri sa të gjejmë një zgjidhje."- vijoi presidenti Obama.
Papunësia në shtetin më të fuqishëm ekonomikisht në botë është në nivelin 10,2 % pavarësisht se treguesit e ekonomisë amerikane janë në rritje. Kjo është përqindja më e lartë e papunësisë në SHBA që nga viti 1983.
Përveç shqetësimit të përhershëm të papunësisë, në harkun kohor të vitit 2009 një pikë tjetër e dobët e ekonomisë amerikane ka qenë dhe mbetët të jetë likuiditeti ose shpërndarja e parasë në institucionet ndërbankare. Por ky problem sipas shumë ekonomistëve pritet të zgjidhet në fillim të vitit 2010 kur administrata Obama do të lejojë financimin e plotë të pakos së ndihmës që u aprovua në fillim të vitit për ndalimin e reçensionit ekonomik.