Ahmadinexhad: SHBA po përhap AIDS-in
Obsesioni ndaj amerikanëve në vendet armike nuk po ndalet. Edhe Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka fajësuar për sëmundjet natyrore Shtetet e Bashkuara. Duke pasur parasysh deklaratën e pak javëve më parë të liderit venezuelas Huga Çavez, se SHBA-të mund të kenë krijuar teknologjinë për të përhapur kancerin në vendet rivale, Ahmadinexhad u shpreh dje se Për të shitur ilaçet e tyre, fuqitë e mëdha prodhojnë virusin HIV dhe më pas e përhapin atë në shoqëri, për qëllime politike. Pyes veten se si ka mundësi që virusi HIV të jetë më pak i përhapur në vendet që nuk kanë kufizime për marrëdhëniet seksuale, sesa tek ato ku fuqitë e mëdha duan që njerëzit të mos i kushtojnë vëmendje faktit që burimet e tyre janë të kufizuara, tha Ahmadinejad, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Tabnak.