Trazira në Siri, forcat qeveritare vrasin 18 persona

Organizata siriane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me seli në Londër ka bërë të ditur se
forcat qeveritare të Sirisë kanë vrarë të paktën 18 persona gjatë trazirave të sotme.
“...në mesin e tyre kanë qenë edhe katër aktivistë pro-demokratikë, të vrarë pranë kufirit me Turqinë”, ka bërë të ditur Rami Abdel Rahman, kryetar i Organizatës.
Kombet e Bashkuara raportojnë se mbi 5,000 persona janë vrarë që nga shpërthimi i trazirave në Seri, që nga marsi i vitit të kaluar. Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.