Ahmadinexhad 9/11 veper e Shteteve te Bashkuara
Presidenti iranian ka bere nje deklarate bombe dy dite me pare ne sesionin e Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Para diplomateve te huaj ai i ka akuzuar hapur Shtetet e Bashkuara te Amerikes pra administraten amerikane per orkestrim te tragjedise se 11 shtatorit te vitit 2001 dhe kete e beri per te mbeshtetur dhe perkrahur Izraelin. Fjala dhe deklarata e tij para Asamblese se Pergjithshme te OKB-se vetem disa kilometra larg vendit ku ndodheshin kullat binjake qe u shemben pas sulmit te 11 shtatorit shkaktoi daljen e menjehershme nga salla te delegacioneve amerikane dhe britanike. Diplomatet amerikane i cilesuan komentet e tij si te tmerrshme dhe iluzive. Ne nje moment te veshtire kur Irani eshte duke u perballur me sanksionet e reja te vendosura nga OKB Ahmadinexhad ka hedhur tezen e tij mbi orkestrimin e sulmeve te 11 shtatorit nga ana e vete Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Konkretisht ai tha Shtetet e Bashkuara kane organizuar gjithcka per te shpetuar regjimin sionist ne Lindjen e Mesme. Para 192 krereve te shteteve qe merrnin pjese ne kete asamble ai tha se kishte prova dhe fakte qe qeveria amerikane e kohes kishte mbeshtetur sulmet perfshi pasaportat ne germadhat e kullave binjake te te dy personave qe ishin perfshire me zyrtaret amerikane.
Lideri iranian tha se ai vazhdonte qe te mbeste i hapur per cdo lloj dialogu bazuar ne respektin reciprok dhe drejtesine dhe se ishte edhe pro nje debati te lire me shtetaret amerikane. Por ai tha edhe se nese OKB-ja do te vazhdonte ndaj Iranit rrugen e sanksioneve dhe presionit atehere kjo organizate do te shkaterronte edhe reputacionin qe i kishte mbetur. Per sa i perket teorise se 11 shtatori eshte orkestruar nga vete amerikanet apo vete Bushi ka qene nje nga teorite konspirative me ne ze te ketyre 10 viteve te fundit ne lidhje me sulmin e 11 shtatorit. Ahmadinexhad ne fjalimin e tij i krahasoi te 3000 personat qe u vrane ne 11 shtator me ata qe jane vrare ne Irak dhe Afganistan.
Nderkaq Presidenti amerikan Obama i cilesoi komentet e Ahmadinexhadit si te urrejtshme dhe fyese. Sipas Ahmadinexhadit fajesia e administrates amerikane ne rastin e 9/11 jo vetem qe ishte e qarte por kjo dihej tashme edhe nga shumica e njerezve ne bote. Ne nje interviste ekskluzive per median britanike Obama tha se ishte e pafalshme qe te beheshin deklarata te tilla ne Nju Jork pak kilometra larg vendit te tragjedise. Ahmadinexhad tha se sulmi vec te tjerash ishte organizuar edhe per te mbuluar situaten e rende ne te cilen ndodhej ekonomia amerikane si dhe situaten e rende ne Lindjen e Mesme ne menyre qe te gjente shpetim regjimi sionist i Izraelit. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se Obama pavaresisht denimit qe i beri deklarates se homologut te tij tha se Amerika ishte e gatshme qe ti ndihmonte iranianet.