E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Dinamon sfida me e veshtire

Hapet sot java e peste e Kategorise Superiore Ne fushe zbresin edhe ciftet Teuta-Flamurtari e Bylis-Kastrioti Perballe bluve trajneri i Vllaznise Mojash Radonjic kerkon siguri nga mbrojtja

Perballe Dinamos na pret sfida me e veshtire e ketyre pese javeve te para te kampionatit sepse perballe kemi kampionet ne fuqi te Shqiperise. Kjo eshte deklarata pa rezerva e trajnerit te Vllaznise Mojash Radonjic ne prag te sfides se sotme qe do te luhet ne stadiumin Loro Borici. Takimi ne Shkoder eshte padyshim me interesanti i javes se peste te Kategorise Superiore ndersa kuqeblute kane detyren te fitojne. Humbja e nje jave me pare ne fushen e Skenderbeut ka bere qe Vllaznia te shkeputet disi nga kreu. Megjithate Radonjic ka parapergatitur terrenin duke lene te kuptohet se nje tjeter rezultat nga ai qe sjell tri piket nuk mund te quhet tragjedi. Trajneri theksoi se e ka te qarte si mund te fitohet perballe dinamoviteve ndersa vuri ne dukje nje prej koncepteve me elementare te sportit te top-kembes Vllaznia mund te marre tri piket ne kete ndeshje vetem nese luan me mire se Dinamo. Ne te kunder rrezikojme te humbasim.

Shkodranet kane mjaft probleme me mungesat e lojtareve ne prag te kesaj sfide. Nallbani Gocaj e Jumic nuk luajne pasi jane te demtuar Rajovic eshte i skualifikuar me kartone ndersa Smajli Sykaj e Semina nuk jane ne formen optimale fizike. Duke pare situaten ne kontingjent drejtuesit te stolit do ti duhet te improvizoje disi ne formacion. Radonjic nuk e ka fshehur faktin se Vllaznia do te hyje ne fushe me synimin per te mbrojtur ndersa me pas do te mendoje edhe per fazen ofensive. Trajneri shtoi E njoh mjaft mire Dinamon dhe kam informacion te mjaftueshem per kete kundershtar. Ata kane nje ekip cilesor dhe pretendojne. Megjithate ne luajme ne fushen tone dhe kerkojme nje rezultat pozitiv. Por me pare duhet te jemi te rreshtuar mire ne mbrojtje. Duke pasur siguri ne repartin difensiv do te jemi me te qete dhe te mendojme per te sulmuar dhe per te shenuar. Per ti shtuar spektaklin perballjes se dy prej emrave me te medhenj te futbollit shqiptar ndeshja ne Loro Borici do te luhet me drita ndersa fershellima e startit do te behet ne oren 1730.

Sot do te zhvillohen edhe dy ndeshje te tjera te Superiores. Ne oren 1500 ne Niko Dovana Teuta e vendit te parafundit do te prese Flamurtarin kryesues. Durrsaket kerkojne fitoren e pare ne kete kampionat kane dy barazime dhe dy humbje ndersa vlonjatet e Maganit synojne te ruajne kreun e klasifikimit. Cifti tjeter qe do te zbrese ne fushe eshte Bylis-Kastrioti qe do te perplasin briret ne Ballsh ne oren 1600. Aktiviteti elitar do te vazhdoje me dy ndeshjet qe do te luhen neser ku Elbasani pret Skenderbeun ndersa Tirana ndeshet me Lacin. Java e peste mbyllet me duelin e se henes ku Besa udheton ne Peqin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›