Bardhyl Demiraj Camaj i panjohur ende ne arkiva
Se shpejti do te promovohet kolona e plote e vepres se Martin Camajt. Ne nder te 85-vjetorit te lindjes Qendra e Studimeve Albanologjike mbajti dje ne Akademine e Shkencave konferencen shkencore Martin Camaj ne kulturen shqiptare. Qe nje takim i gjate mes studiuesve te cilet parashtruan sa tema letrare aq edhe gjuhesore per Camajn shkrimtar
Ne nder te 85-vjetorit te lindjes Qendra e Studimeve Albanologjike mbajti dje ne Akademine e Shkencave konferencen shkencore Martin Camaj ne kulturen shqiptare. Qe nje takim i gjate mes studiuesve te cilet parashtruan sa tema letrare aq dhe gjuhesore per Camajn shkrimtar. Bardhyl Demiraj drejtuesi i deges se Albanologjise ne Universitetin e Munihut ka folur pikerisht per kete aspirate te Camajt. Ai tregon se se shpejti del ne shtyp korpusi i plote i vepres se shkrimtarit ne 10 vellime. Ne te njejten kohe Demiraj flet per mundesine e ekzistences se doreshkrimeve te panjohura te Martin Camajt qe flene ende arkivave.
Prej disa kohesh po punohet per botimin e plote te vepres se Camajt ne 10 vellime. Do te kete se shpejti nje ceremoni promovimi
Projekti i deges se Albanologjise ne Universitetin e Munihut mundi te realizoje botimin e vepres se plote te Martin Camajt ne 85-vjetorin e lindjes. Cdo gje eshte ne perfundim pritet vetem dalja ne shtyp. Ne zanafille ishte planifikuar qe kjo veper te prezantohej ne kete konference por kjo ceremoni eshte shtyre per me vone kur Presidenti i Republikes ti akordoje Camajt medaljen Nderi i Kombit.
Cfare eshte perfshire ne keto vellime A ka doreshkrime te panjohura me pare
Nuk mund te flasim per nje veper teresisht te re por menyra se si keto vepra do te komunikojne me publikun eshte nje aspekt i ri. Projekti ka synuar te perfshije gjithe prurjen letrare si prozator si poet por edhe si narrator qe ka trajtuar prozen e shkurter tregimet dhe novelat. Jane botime te bera prej kohesh dhe ne nje periudhe kur Camaj nuk ka pasur akses ne rrethet e lexuesve ne hapesiren kompakte etnike shqipfolese pasi ne Shqiperi por edhe ne Kosove nuk ka qene i deshiruar. Eumlshte nje veper monumentale ne 10 vellime ku perfshihet gjithe vepra e botuar dhe ajo qe ka lene ne doreshkrim autori por qe ne nje menyre apo ne nje tjeter eshte botuar. Ne kete kolane nuk kemi perfshire vetem tekstin letrar por edhe nje hyrje serioze nga kritike letrare jo vetem shqiptare por edhe njohes shume te mire te vepres se Camajt dhe ish-nxenes te tij.
A mendoni se pas viteve lsquo90 Camaj eshte rehabilituar si figure letrare
Per Camajn po punohet dhe do punohet akoma. Rehabilitimi mund te behet edhe me nje akt te thjeshte zyrtar por rehabilitimi te lexuesi shqiptar kerkon pak kohe. Nga perspektiva e lexuesit te sotem shqiptar Camaj mund te quhet si dicka e pazakonshme por nuk eshte i pamundur per tu lexuar. Nje nga qellimet e projektit ishte qe tia bejme publikut sa me te kapshme vepren e Camajt e cila ka karakteristikat e veta jo vetem nga ana e nivelit artistik-letrar por edhe perceptimit gjuhesor. Camaj ka shkruar ne variantin letrar gege dhe e ka perpunuar vazhdimisht me vetedije sistemin ortografik te gjuhes se tij duke dashur tu afrohet sa me shume kerkesave te lexuesit te sotem shqiptar. Leksiku qe perdor Camaj ndonese e pasuron gjuhen shqipe eshte i veshtire per lexuesin e sotem shqiptar. Per kete arsye ne cdo vellim eshte parashikuar nje glosari fjalesh te rralla dhe fjaleformash dialektore me shpjegimet perkatese ne menyre qe edhe lexuesi ta kete me te lehte per te kuptuar permbajtjen e nje fjale fjalie ashtu sic duhet dhe permes saj te jetoje edhe vete artin e Camajt.
Ju drejtoni aktualisht degen e Albanologjise ne Universitetin e Munihut. Sa te interesuar jane te rinjte europiane te njihen me gjuhen shqipe
Une jam njeri nga pasardhesit e Martin Camajt. Albanologjia eshte nje dege studimore e vecante ne Europe qe forcon dhe diplomon albanologe te rinj. Eumlshte nje nga realizimet e idealeve jetesore te Camajt. Interesi eshte gjithmone ne rritje. Si faktor ndihmes ka qene hapja e Shqiperise pas viteve lsquo90 dhe clirimi i Kosoves ne fund te ketyre viteve. Kjo i dha mundesi levizjes ne Europe te shqiptareve. Deri me tani ka shkuar deri ne 30 numri i studenteve dhe pothuajse cdo vit kemi te diplomuar ne Albanologji.
Keni pasur njohje personale me Camajn
Nuk kam pasur fat qe ta njoh Camajn personalisht por e njoh mire sepse per arsye nga me te ndryshmet jam marre me arkivin e familjes Camaj ne qytetin e Munihut ku eshte depozituar e gjithe korrespondenca ne origjinal e tij por edhe me dosjen Camaj ne universitetin ku ai ka punuar. Kam krijuar nje lloj imazhi se si duhet te kete qene.
Ka ende ne arkivin e familjes doreshkrime te panjohura
Jane doreshkrime qe kane te bejne me shume me korrespondencen veprimtarine epistolare. Duhet te ekzistojne edhe doreshkrime qe ende bota albanologjike nuk i njeh. Kohet e fundit eshte zbuluar se Camaj ne rinine e vet studentore eshte marre intensivisht me fjalorin shqip-greqisht te Kostandin Kristoforidhit. Eumlshte ai i pari qe ka bere transkriptimin e ketij fjalori por nuk ka gjetur driten e botimit. Me vone ne kemi transkriptimin e Aleksander Xhuvanit por duhet ta gjejme kete transkriptim qe duhet te ndodhet ne ndonje familje shqiptare ne Beograd.
Sa i pranishem eshte Camaj shkrimtar ne lexuesin gjerman
Qe nje periudhe kur Camaj pati nje rreth jo te vogel lexuesish. Madje menjehere pas vdekjes me informacionet qe kam ndjekur ishte edhe bestseller te pakten ne zonen e Bavarise ku ishte i shtepise. Ende nuk ka hyre ne ate letersine e ashtuquajtur klasike te qytetit per arsye se edhe ata botues qe kane marre persiper botimin e vepres se tij ne gjermanisht kane qene jo te atij niveli qe mund ta prezantonin Camajn vet. Ka probleme mes lexuesit botuesit dhe tregut.