Ahmadinexhad: Irani nuk dorëzohet përballë gjuhës së forcës
TEHERAN- Irani nuk do të dorëzohet kurrë përballë gjuhës së forcës në negociatat për programin bërthamor me fuqitë e mëdha, njoftoi sot presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad gjatë një fjalimi me rastin e 33 vjetorit të Revolucionit islamik të vitit 1979.
"Nëse përdorni gjuhën e forcës, iu bëj me dije se kombi iranian nuk do të dorëzohet kurrë", deklaroi presidenti drejtuar Perëndimorëve.
"E vetmja rrugë për ju është të njihni të drejtat e kombit iranian, përsa i përket programit bërthamor dhe të riktheheni në tryezën e negociatave", shtoi presidenti Ahmadinexhad në një fjalim të ritransmetuar nga televizioni shtetëror.
(ma.ar/BalkanWeb)