Rooney vendos derbin, Manchester United fiton 2-1
ANGLI- Wayne Rooney shënoi të dy golat e Manchester Unitedit në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit në kryendeshjen e xhiros së 25-të në Premierligë.
Djajtë e Kuq morën tri pikë të arta në garën për titull, duke u ngjitur në vendin e parë në tabelë me 58 pikë, një më tepër se Manchester City që nesër luan me Aston Villan. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, sic shkruan sot gazeta Express.
United kaloi në epërsi në minutën e 47-të kur Rooney tregoi reflekset e tij, duke shënuar nga afërsia. Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi anglez e dyfishoi epërsinë e vendasve duke mposhtur portierin Pepe Reina pas shërbimit të mirë nga Antonio Valencia.
United e administroi lojën por fitorja e tyre u vë në dyshim kur Luis Suarez ngushtoi rezultatin në 2-1, në minutën e 80-të. Mirëpo, vendasit rezistuan dhe mposhtën Liverpoolin.
(m.a/BalkanWeb)