E Shtunë, 31 Tetor 2026

WSJ: Obama të përdorë modelin e Kosovës për Sirinë

SHBA - Obama të përdorë modelin e Kosovës për Sirinë. Është kjo ideja qe hedh prestigjozja ‘Wall Street Journal’ në një shkrim mbi situatën në Siri dhe përpjekjet e ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund krizës atje.

Gazeta shkruan se presidenti Obama, në ballafaqim me situatën në Siri, bën mirë që të shqyrtojë mënyrën e përdorur nga ish-presidenti Klinton për krizën në Kosovë në vitin 1999.

Duke i bërë një përshkrim fillimit të verës së 98-ës, kur më shumë se 300 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan me forcë që të largohen nga shtëpitë e tyre, gazeta i bën një përshkrim të detajuar ngjarjeve në atë periudhë, që nxitën presidentin Klinton të autorizonte fushatën e bombardimeve kundër Serbisë.

‘Wall Street Journal’ kujton se e gjithë kjo u arrit jashtë kufijve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ndaj përballë kësaj përvojë të hidhur siriane, presidenti Obama ka mundësi të ngjashme që të ndalë vrasjen e të pafajshmëve në Homs, Hama dhe Dera të Sirisë.”-shkruan gazeta.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›