Ahmadinexhad SHBA te liroje iranianet qe mban peng
Presidenti Mahmud Ahmadinexhad i Iranit ka kerkuar serish nga amerikanet qe te lirojne disa iraniane qe Teherani thote se mbahen nga Shtetet e Bashkuara. Ne nje zhvillim tjeter sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton ka kerkuar sic eshte shprehur ajo nga udheheqesit fetare dhe civile te pergjegjshem te marrin kontrollin ne Iran. Ne nje interviste ne stacionin televiziv amerikan ABC Klinton paralajmeroi per shtimin e pushtetit te ushtrise iraniane. Ajo tha se zyrtaret e zgjedhur ne Iran gjithnje e me shume i kishin hedhur syte nga forcat e sigurise per te demonstruar autoritetin e tyre. Menyra se si u vodhen zgjedhjet presidenciale te vitit te kaluar ka minuar legjitimitetin e tyre demokratik tha zonja Klinton. Keto komente behen ne kohen e mberritjes se Presidentit iranian Ahmadinexhad ne Nju Jork per te marre pjese ne punimet e sesionit te vjeshtes se Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.