Afganistan ushtaret amerikane vrisnin civilet per sport
Kane vrare civile afgane per sport thjesht per te kaluar kohen. Disa ushtare amerikane te gjithe anetare te Brigades se Peste te luftimit Stryker e menduan per jave me radhe kete ide pastaj e vune ne zbatim ne nje dite te dimrit te shkuar. Pikerisht me 15 janar ne fshatin e Mohammed Kalay. Deshmite tronditese kane dale nga Washington Post qe citon dokumentet e hetimit te ngritura nga Forcat e Armatosura amerikane. Te kenaqur nga arritja e perpjekjeve te para Kill Team vazhdoi ne ditet dhe javet ne vazhdim vrasja per qejf e civileve pasohej nga veprimet makabre ku ushtaret i benin kufomat copa-copa dhe me pas i nxirrnin kockat dhe kafkat ne fotografi. Ky hetim kerkon te hedhe drite edhe mbi pergjegjesite e superioreve prinderit e nje ushtari kane deklaruar se vazhdimisht kane dashur te lajmeronin autoritetet ushtarake pas rrefimeve te te birit. Per momentin jane 5 ushtare nen hetim per tri vrasje ne provincen e Kandaharit mes muajve janar-maj. Po ashtu shtate ushtare te tjere po hetohen per lidhje te rastesishme per posedim lendesh narkotike dhe perpjekjeve per te dekonspiruar hetimet. Seancat e para degjimore te procesit te ngritur prej tyre do te zhvillohen kete vit ne bazen e Lewis-McChord ku eshte vendosur brigada Stryker e quajtur keshtu pas rikthimit nga Afganistani ne korrik. Me 14 shkurt nje ish-marins i Cape Coral ne Florida Christopher Winfield kishte folur permes Facebook-ut me te birin Adam qe i kishte treguar se kishte pasur nje problem me shefin e tij. Ai kishte folur edhe per disa vrasje qe shoket e tij benin shpesh dhe pa asnje arsye. Mbeta i tmerruar dhe i terrorizuar per jeten e tij pasi me tha se kishte marre shume kercenime ngaqe nuk kishte pranuar te behej pjese e lojes deklaroi Christopher ne nje interviste per te perditshmen amerikane ku saktesonte se kishte telefonuar menjehere inspektorin e pergjithshem te ushtrise per te denoncuar ate cka kishte ndodhur. Pastaj kishte telefonuar ne bazen Lewis McChord ku i paten keshilluar ti drejtohej divizionit kriminal te ushtrise. Pa marre asnje pergjigje iu drejtua komandes se Fort Lewis ku per 12 minuta pati biseduar me rreshterin e turnit te cilit i tregoi edhe per planin e vrasjes se afganeve te tjere me qellim denoncimin e asaj qe kishte ndodhur superioreve te tij ne Afganistan ku edhe jeta e djalit te tij ishte ne rrezik serioz. Tete dite me vone ndodhi edhe vrasja e dyte ajo e Marach Agha afer bazes operative te Ramrod. Ne mars pese ushtare pervec Gibbs Michael Wagnon me origjine nga Las Vegasi autor i vrasjes se dyte dhe i akuzuar se kishte ruajtur kafken e nje afgani rreshteret Robert Stevens Darren Jones dhe ushtari i thjeshte Ashton Moore.