Bruni biografite rivale qe e pergojojne
Dy biografi rivale te bashkeshortes se Presidentit francez Sarkozy qe kane dale se fundi ne shtypin francez kane bere qe shume njerez te bejne pyetjen Cila prej tyre eshte me prane se vertetes Dhe mbi te gjitha cili eshte ndikimi i vertete qe ajo ka te Presidenti francez
Dy librat biografike qe kane dale ne treg nje jave me pare ne France thone shume per Carla Bruni-n Zonjen e Pare te vendit. Jane libra ne faqet e te cileve rrefehet lidhja e saj e komplikuar me te shoqin dhe me boten politike franceze ne pergjithesi dhe skuta te tjera te erreta te jetes se ish-modeles me origjine italiane. Por ajo ka ndihmuar ne formulimin e vetem njerit prej librave. Tjetri eshte teresisht i paautorizuar prej saj. Sipas librit Karla dhe ambiciet nje vellim i ndertuar ne stilin e nje rrefimi thashethemor por i miredokumentuar dhe i realizuar nga dy gazetare te cilet kane botuar me pare edhe dy biografi per ish-gruan e dyte te Sarkozy-se dhe ish-ministres se tij te Drejtesise Dati Zonja e Pare e Frances ne menyre te rregullt synon qe te vere nen frerin e saj shefin e politikave te jashtme te te shoqit nje diplomat me shume pervoje ky te cilin ajo disa here me radhe ka tentuar qe ta pushoje nga puna. Vec kesaj ajo vuri dore edhe ne dosjet e policise sekrete ne menyre qe te zbulonte se cili ishte burimi i thashethemeve qe dolen ne shtyp per te dhe te shoqin sipas te cilave ata te dy kishin secili nga nje te dashur dhe benin nje jete te ndare. Vjen me pas edhe tradhtia qe i ka bere Zonjes se Pare te Shteteve te Bashkuara Michele Obama-s. Kuptohet qe si Obama ashtu edhe Bruni e kane pergenjeshtruar nje gje te tille por autoret e librit ngulmojne se kane dokumente. Vete Bruni duke futur hundet ne dosjet e sherbimeve sekrete beson se pas perhapjes se ketij lajmi qendron ish-ministrja e Drejtesise Rachida Dati nje armike e betuar e Carla-s. Po te vazhdojme qe ti referohemi librit te dy autoreve gazetare Bruni eshte personi qe riorganizon te gjithe axhenden e bashkeshortit dhe jo rralle e streson dhe i kerkon gjera te pamundura ne momentin e fundit duke ia veshtiresuar keshtu situaten madje edhe ne prag te takimeve apo mbledhjeve te rendesishme. Dhe kete e ben pavaresisht se mund te behet fjale per gjera te rendesishme qe lidhen me fatin e shume njerezve dhe me punen e shume te tjereve. 8232Nga ana tjeter librat nxjerrin ne pah edhe nje Carla ambicioze dhe me ide te qarta ne lidhje me profesionet qe ka zgjedhur qe te beje ate te modeles dhe kengetares. Nje grua qe eshte punetore dhe inteligjente. Nga njerezit qe jane intervistuar ne boten e modes ne te cilen Bruni ka hyre qe ne moshen 16-vjecare mesohet se ajo ka qene gjithnje shume e perpikte e sjellshme dhe i konsideronte te gjithe njerezit yje mode apo pastruese njesoj. Ajo nuk inatosej nuk shprehej me inat si modelet e tjera per shembull Naomi Campbell apo nuk rreshti kurre se marri leksione muzike. Dihet nga ana tjeter se Bruni ka qene nje zonje me pervoje per sa i perket botes mashkullore. Dhe sipas rrefimeve ne libra ajo i ndiqte marredheniet me meshkujt qe ka pasur me te njejten kembengulje dhe pasion qe bente punen. Qofte ky Eric Clapton Mick Jagger apo edhe bashkeshorti i saj Sarkozy. Me te vertet interesant eshte fakti qe Bruni mbeti shoqe e mire me gjithe ish te dashurit pavaresisht ndarjeve dhe largimeve apo historive te mbaruara. Madje kete miqesi ajo e ka vazhduar edhe pas martese. Ne nje prej librave pershkruhet Bruni dhe Sarkozy ne shtepine e tyre ne rivieren franceze duke folur me njerin nga ish te dashurit e Carla-s. Duket se edhe Nikolas nuk e ka problem ose nuk e shfaq te pakten nje gje te tille ndoshta per ti treguar se shoqes se eshte edhe ai nje njeri mendjehapur dhe i emancipuar. Me tej flitet edhe per operacionet plastike per te cilat Carla eshte perfolur shume. Dhe kjo nuk eshte dicka e re sepse po te vesh re fytyren e saj do te shohesh shenjat e nderhyrjeve. Madje behet fjale per nderhyrje te cilat i ka bere hershem ne fytyren e saj edhe pse ajo e mohon kategorikisht cdo gje.
Sido qe te jete Bruni eshte nje Zonje e Pare ndryshe me shije ndonjehere te holle here pas here ekstravagante me nje te kaluar shumengjyreshe dhe te tashme me shume te panjohura.