E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani në gjendje kritike, 8 milionë njerëz në uri

Deri më tani rezultojnë të vdekur mbi 600 mijë njerëz, ndërkohë që të prekur rezultojnë rreth 20 milionë banorë të këtij shteti.

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se një e pesta e territorit të Pakistanit është e mbuluar nga uji, ndërkohë që jepet alarmi se 8 milionë njerëz janë në prag të urisë ekstreme.

Gjithashtu, konfirmohet se rreth 4 milionë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Mjaft vende janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë Pakistanit, duke ofruar ndihma në veshmbathje, ushqime dhe në vlera monetare.

Pakistanezët me kalimin e ditëve po përballen edhe më tepër me dramën e tyre. Aktualisht rezultojnë 8 milionë njerëz të uritur dhe 4 milionë të pastrehë. Fëmijët Pakistanezë mbeten të ekspozuar ndaj rreziqeve nga epidemitë e paspërmbytjeve, duke u përballur me një torturë të vërtetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›