Ekonomia gjermane këtë vit rritet me 3 për qind
“Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të rritet me rreth 3 për qind këtë vit. Rimëkëmbja pritet të vazhdojë në gjashtëmujorin e dytë, edhe pse ritmi i rritjes do të normalizohet pas një pranvere të jashtëzakonshme”, njoftoi dje banka qendrore gjermane në raportin e saj mujor.
Ky parashikim i ri i Bundesbankut është shumë më i lartë se i mëparshmi, që ishte 1,9 për qind në raportin e fundit mujor të institucionit në qershor. Ky i fundit tregohet gjithashtu më optimist se ministri i Ekonomisë, Rainer Bruderle, i cili shpreson për një rritje prej më tepër se 2 për qind.
Shifra prej 3 për qind do t’u shtojë zilinë fqinjëve të Gjermanisë. Ministrja franceze e Ekonomisë përsëriti së fundi se parashikon një rritje prej 1,4 për qind, Mbretëria e Bashkuar synonte në qershor kuotën 1,2 për qind, kurse Madridi vazhdon të parashikojë një rënie prej 0,3 për qind.