Talibanët kanë vrarë 30 punëtorë afganë

Kabul, 20 gusht - Zyrtarët thonë se luftëtarët talibanë kanë vrarë afro 30 afganë, të cilët punonin për një kompani rrugore, në pjesën jugore të Afganistanit.
Nuk kishte detaje të menjëhershme për këtë sulm, i cili ndodhi mbrëmë vonë, në qarkun Sandin, të provincës Helmand, nga i cili janë vrarë punëtorët dhe rojet e sigurisë.
Një zëdhënës i guvernatorit të Helmandit tha se janë gjetur 12 trupa të pajetë, ndërsa disa të plagosur janë dërguar në spital në qytetin Lashkar Gah për mjekim, transmeton REL .
Njëherësh, NATO-ja ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj janë vrarë nga dy sulme me bomba në pjesën jugore të Afganistanit, dje dhe sot.