E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad dëshiron të ndjekë “Londrën 2012”

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha se dëshiron të ndjekë Lojërat Olimpike në Londër për të mbështetur atletët iranianë, por Britania ka “problem” me mirëpritjen.

Mediat shtetërore citojnë Ahmadienxhadin të ketë thënë se britanikët “nuk janë të gatshëm për vizitën e tij”.

Britania dhe fuqitë tjera perendimore janë në mosmarrëveshje me Iranin për shkak të programit të tij bërthamor.

Perëndimi dyshon se Republika Islamike synon krijimin e armëve atomike,akuza këto që hidhen poshtë nga Teherani.

Britania, në vitin 2011, ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga Irani, pasi një turmë qytetarësh ka sulmuar ambasadën britanike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›