E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad, kundër oktapodit Paul

Presidenti

Presidenti i Iranit është i njohur për deklaratat e tij ndaj Izraelit dhe SHBA-së për kritikat ndaj programit të tij bërthamor. Por, kësaj here, Mahmud Ahmadinexhad, Presidenti i hekurt iranian, ka diskutuar për të tjera çështje, që shumë pak do e besonin. Madje ka zgjedhur si temë të preferuar oktapodin Paul që u bë i famshëm për parashikim e saktë të ndeshjeve të Botërorit të Afrikës së Jugut. Për Ahmadinexhadin, oktapodi gjerman është shembull i “metodave të propagandës dhe supersticionit” të Perëndimit. “Ata që besojnë në gjëra të tilla nuk mund të jenë lider të kombeve të botës. Kombi iranian, me dashurinë e tij për vlerat e shenjta, dëshiron të promovojë një botë humane që shkon drejt perfeksionimit absolut”, tha Presidenti, sipas asaj që citon agjencia shtetërore e lajmeve vendase “Irna”.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›