Ahmadinexhad nuk përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës
Teheran Për njohën e mundshme të pavarësisë së Kosovës ka folur edhe presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad. I pyetur nga gazetarët nëse Irani do ta njoh pavarësinë e Kosovës, duke iu hakmarrë kështu Bashkimit Evropian, Ahmadinejad ka thënë: “Politika jonë e jashtme është e bazuar në përmbushjen e paqes, sigurisë dhe vëllazërisë. Ne jemi duke kërkuar zgjidhje më të gjerë për problemet globale dhe rajonale. Ne besojmë se problemet në botë dhe rajon nuk duhet të zgjidhen përmes hakmarrjes”. Sipas tij, çështja e Kosovës përcillet me të njëjtën strukturë, e cila është duke u vlerësuar.
Presidenti iranian tha se qëllimi i tyre është në favor të zhvillimit të paqes dhe vëllazërisë në rajon, duke shtuar se Irani ka lidhje të mira me të gjitha vendet duke përfshirë edhe Shqipërinë. /ktv/