Sejdiu e Thaçi: Pas Arabisë Saudite presin njohje të reja
Prishtinë - Zyrtarët e lartë të vendit, njohjen e pavarësisë nga Arabia Saudite e konsiderojnë të një peshe të madhe, dhe hap që do të shtyjë edhe vendet e tjera ta bëjnë të njëjtën gjë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se me këtë njohje do të shtohet edhe numri i shteteve të tjera që do të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Unë dëshiroj të falënderoj Arabinë Saudite, qeverinë, mbretin, lartmadhërinë e tij, për marrjen e një vendimi tepër të rëndësishëm për Kosovën dhe mendoj se po kështu do të jetë një nxitje e veçantë për gjitha vendet e tjera të Gjirit Arabik, por edhe të Konferencës Islamike”, tha Sejdiu.
Sipas tij, Arabia Saudite është një vend që ka peshë të veçantë dhe influencë dhe për Kosovën, sepse sipas presidentit, është me rëndësi që hapet një kaptinë e re e zhvillimit të raporteve edhe në kuptimin e zhvillimeve politike, por edhe ekonomike.
“Është bërë punë e madhe në kontaktet me përfaqësuesit e tyre në nivele të ndryshme dhe do të dëshiroja të falënderoja të gjitha vendet që kanë qenë mbështetëse të Kosovës për të nxitur vendet tjera për të njohur Republikën e Kosovës”, tha Sejdiu.
Edhe kryeministri Thaçi falënderoi Arabinë Saudite për njohjen e pavarësisë së vendit. Thaçi tha se kjo ka qenë një njohje e pritur e merituar, e një aktiviteti aktiv diplomatik të Kosovës.
“Tash do të kemi edhe raporte diplomatike. Njohjet për Kosovën do të rriten në të ardhmen e afërt, do të kemi njohje të reja të cilat do të dërgojnë mesazhe se perspektiva e Kosovës është e sigurt. Kjo njohje është rezultat i suksesit tonë, i punës së mirë të institucioneve”, tha Thaçi. Veton Rugova