E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi, 21 shtete deklaratë pro Kosovës

Hagë -Të paktën njëzetenjë shtete, ka dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaratat e tyre por shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndërsa për Serbinë, ky numër ka arritur në 13 deklarata të tilla. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka bërë të ditur se 35 shtete kanë dërguar deklaratat e tyre me shkrim (përfshi edhe Kosovën), lidhur me pyetjen se a ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës.

Në mesin e shteteve të cilat kanë deponuar deklarata me shkrim – nëpërmjet të cilave ato deklarohen rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës – nuk gjenden fare Italia dhe Greqia. Për të parën është thënë se do të deklarohet në favor të Kosovës, ndërsa për të dytën në favor të Serbisë. Në favor të Kosovës - konkludim që nxirret nga fakti se këto shtete e kanë njohur Kosovën - janë deklaruar: SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Çekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone.

Ndërkaq, në favor të Serbisë janë deklaruar - shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën: Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia. Deri më 17 korrik shtetet pjesëmarrëse në këtë proces kanë kohë të deponojnë komentet e tyre rreth deklaratave të njëri-tjetrit. Telegrafi/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›