E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad takim privat me Fidel Kastron

KUBË- Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka vijuar turin e tij në Amerikën Latine me një takim me liderin historik të Kubës, Fidel Kastro dhe vëllain e tij Raul i cili është aktualisht në krye të shtetit komunist.

Në fotografitë e publikuara nga mediat kubane një ditë pas takimit, dy liderët qendrojnë pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart.

Po sipas mediave, takimi ishte privat dhe zgjati rreth 2 orë, ndërsa këto imazhe hedhin poshtë spekulimet në rrjetet sociale në internet për vdekjen e Fidel Kastros.

Vizita e Ahmadinexhad në Havanë përbën edhe pjesën e fundit të turit të tij në vendet latine që vjen në një moment delikat për Republikën Islamike ndërsa janë rritur tensionet me Perëndimin lidhur me programin e saj bërthamor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›