E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza, Bode: 2011-ta jo e lehtë, por Shqipëria e përballoi

TIRANE- Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi sot se ekonomia shqiptare performoi pozitivisht, në kushtet kur e gjithë Europa u përfshi nga kriza. "Ka qënë një vit jo i lehtë për ekonominë shqiptare, por ajo arriti të jetë vitale dhe konkuruese në rajon", deklaroi ministri Bode.

Sipas tij, buxheti i viti 2011 reflektoi objektivat e programuara duke mos çuar në rritjen e borxhit dhe deficitit publike ndërsa shtoi se trendi i të ardhurave në buxhet ka shënuar rritje për vitin 2011.
"Të ardhurat në total llogariten 330.4 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet janë 376 miliardë lekë. Të ardhurat ga tatimet u rritën me 3.5 %, krahasuar me 2010-ën, ndërsa nga doganat me 7.5 %", theksoi Bode.

"Borxhi publik në vitin 2011 llogaritet rreth 59 % e PBB-së, ndërsa kosto e shërbimit të tij u ul me 3.1 %", deklaroi ai gjatë analizës vjetore të financave publike. Sipas tij, në vitin që vjen do të zbatohen politika me tendencë për të ulur më tej borxhin publik dhe defi]itin buxhetor. "Gjatë vitit që vjen niveli i defiçitit buxhetor parashikohet të shkojë në 3 % të PBB-së, ndërsa niveli i borxhit publik do të tentohet të normalizohet në parametrat e viteve 2007-2008", u shpreh Bode.

Ministri Bode bëri të ditur se në vitin që lamë pas, investimet publike u realizuan në masën 96 %. Sipas tij, investimet publike u rritën me 73 miliardë lekë në vitin 2011. Kreu i financave publike theksoi se në vitin 2011, huamarja ishte burimi kryesor i finacimit të defiçitit. "Vëllimi i investimeve pubike u financua me rreth 3.5 % nga huamarrja dhe 1.9 % me të ardhurat nga tatimet dhe doganat", u shpreh Bode.

Ai theksoi se gjatë vitit që vjen ekonomia nuk do të përfshihet në krizë, pavarësisht zhvillimeve në eurozonë. Sipas tij, vëllimi i eksporteve në vitin 2012 parashikohet të rritet me 15 % krahasuar me 2011, ndërsa në 2011 u rritën me 30 %, krahauar me vitin 2010.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›