Ekstradohet në Itali një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
TIRANË - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye sot ekstradimi nga Tirana, drejt Italisë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ylli Ndoj nga Laçi.
Nëpëmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit bëri të ditur se “Gjykata e Milanos, në maj të një viti më parë e ka dënua 35 vjecarin me 21 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Arratisjes nga burgu”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.
Sipas policisë, Ylli Ndoj, gjatë muajit dhjetor të vitit 2004, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ky shtetas është shpallur fajtor gjithashtu për një tentativë vrasjeje të ndodhur më datë 13.02.2005. Ndërkohë që më date 17.03.2011 ai është arratisur nga burgu i Voghera-s në Itali.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 08.09.2011, në Kurbin, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ylli Ndoj.
(er.nu/BalkanWeb)