Lavrov do të vizitojë Korenë e Veriut dhe të Jugut
Moskë - Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, do të zhvillojë një vizitë në Korenë e Veriut dhe të Jugut për të biseduar rreth situatës së nxehtë të krijuar aty. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate të shpërnadrë nga Ministria e Jashtme ruse.
"Në bazë të disa marrëveshjeve të arritura më parë, ministri do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (23 dhe 24 prill) më tej në Republikën e Koresë (24 dhe 25 prill)", thuhet në komunikatë.
Koreja e Veriut njoftoi tërheqjen nga bisedimet për çarmatimin e saj bërthamor, ndërprerjen e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), dhe riaktivizimin e objekteve të saj bërthamore pas dënimit nga OKB-ja për lëshimin e raketës së saj më 5 prill.