Irani do të ndërtojë central nuklear
Zëvendësdrejtori i Institutit të Energjisë Atomike në Iran, Muhammed Saidi, deklaroi se Irani do të jetë në gjendje brenda 10 viteve të ndërtojë e vetme një central bërthamor.
Sipas lajmit të transmetuar në televizion, Saidi sqaroi se shkencëtarët dhe inxhinierët iranianë po vazhdojnë punimet rreth planifikimit, ndërtimit dhe menaxhimit të centraleve nukleare si dhe deklaroi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kompani të huaja.
“Sipas programit afatgjatë të Iranit, brenda 10 vitesh do të jemi në gjendje të ndërtojmë centrale nuklear të vogël”, deklaroi Saidi.
Centrali nuklear i ndërtuar nga Rusia në qytetin Bushehr të Iranit, nisi testimin e prodhimit në 25 shkurt të këtij viti.
Ndërtimi i Centralit ka arritur masën 95 % dhe kapaciteti i tij është 1000 megavat. Mësohet se në fund të vitit centrali nuklear do të punojë me kapacitete të plotë.