E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, arrestohen 15 të dyshuar si pjesëtarë të al-Kaidës

Ankara - Policia turke arrestoi 15 persona të dyshuar si pjesëtarë të rrjetit terrorist të al-Kaidës. Operacioni u zhvillua në provincën e Konyas, në Turqinë qendrore, dhe në provincat lindore të Shanllëurfas dhe Gazientepit, të cilat ndodhen në kufi me Sirinë.

Terroristët e al-Kaidës kanë kryer në të shkuarën disa sulme në Turqi. Në vitin 2003 ata vranë më shumë se 60 persona përmes një serie sulmesh në Stamboll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›