E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO i kërkon falje popullit afgan

Komandantët e forcave të SHBA-së dhe atyre të NATO-s i kërkuan sot falje popullit afgan, për sulmet ajrore si pasojë e së cilave u vranë civilë, me anë të një video-xhirimi, në të cilin u zotuan se do të punojnë, për të rikthyer besimin e popullit afganë, në momentin kur NATO-ja po vazhdon ofensivën e vet kundër kryengritësve talebanë, në jug të Afganistanit.

Në video-xhirim, gjenerali Stanley McChrystal, kërkoi falje për sulmet ajrore në provincën e Uruzganit, si pasojë e të cilave u vranë me dhjetëra civilë.

Aleanca theksoi se kishte sulmuar një grup të supozuar të kryengritësve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Zemari Bashari, theksoi se gjatë këtyre sulmeve janë qëlluar te minibusë me civilë, në brezin kufitar mes Uruzganit dhe provincës Day Kundi.

“Zotohem se do të shtojmë përpjekjet tona për të rikthyer besimin se do të ndërtojmë një ardhmëri më të mirë për të gjithë afganët”, tha McChrystal.

“Kam iniciuar hetime gjithëpërfshirëse, për t’u siguruar që incidentet e këtilla të mos përsëriten më”, shtoi ai.

McChrystal i ka kërkuar falje edhe presidentit të Afganistanit, Hamid Karzait, menjëherë pas konfirmimit të incidentit në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›