Ahmedinexhad: Bota po ndërhyn tek Azia dhe Afrika

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, kritikoi fuqitë botërore lidhur me ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve aziatike dhe afrikane. Komentet e tij, Ahmedinexhad i bëri gjatë hapjes solemne të një stacioni hidroelektrik në Taxhikistan bashkë me homologun e tij taxhik, Emomali Rahmon.
Irani, i cili ka investuar rreth 180 milionë dollarë në konstruktimin e stacionit hidroelektrik, do të udhëheq atë në 12 vitet e ardhshme për t`ia kaluar përgjegjësinë e kontrollit pastaj Taxhikistanit, i cili në këtë projekt ka investuar rreth 40 milionë dollarë.
Stacioni hidroelektrik, i cili ndodhet në lumin Vaksh, 150 kilometra në jug të kryeqytetit Dushanabe, pritet të pakësojë shkurtimet me energji elektrike në Taxhikistan.