Libi, NATO: Suksesi shumë pranë

“Suksesi i misionit ushtarak të NATO-s në Libi është shumë pranë, por mandati ende nuk është mbyllur”. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë një prononcimi në Bruksel.
Ndër të tjera kryeministri britanik, David Cameron ka kërkuar një hetim të pavarur që do të nxjerrë në dritë marrëdhëniet mes shërbimeve sekrete dhe regjimit libian. Nga ana tjetër, rebelët përsërisin ultimatumin e tyre deri ditën e shtunë.