Slloveni, nis gjykimi ndaj ish kryeministrit

Mesditën e sotme, ka nisur në Slloveni gjykimi i ish-kryeministrit të këtij vendi dhe katër personave të tjerë, të cilët akuzohet të kenë marr ryfshet për të siguruar një marrëveshje me një kompani finlandeze të armëve.
Padia kundër Janezh Jansës dhe të tjerëve akuzon ata që, në vitin 2006, të kenë marrë ryshfet prej rreth 2.85 milionë dollarësh për të ndihmuar kompaninë shtetërore të armëve në Finlandë “Patria”, që të fitojë tenderin me vlerë 396 milionë dollarë. Ish kryeministri, Jansa vazhdimisht ka hedhur poshtë të gjitha akuzat të ngritura ndaj tij.
Ai u tha gazetarëve në Lubjanë se e tërë kjo është një farsë juridike, ndërsa e cilësoi politikisht të motivuar padinë. Ish-kryeministri slloven humbi pushtetin në vitin 2008, ndërsa aktualisht është udhëheqës i partisë më të fuqishme opozitare-Partisë Demokratike Sllovene.