Kabul, gjenden trupat e pajetë të dy gjermanëve

Trupat e pajetë të dy qytetarëve gjermanë, të cilët ishin zhdukur muajin e kaluar, janë gjetur sot në një krahinë në veri të Kabulit.
Guvernatori i krahinës Parvan, Basir Salangi, ka deklaruar se sipas të dhënave të para, rezulton se dy personat janë vrarë për vdekje me armë zjarri.
Ministri i jashtëm gjerman, Gido Vestervelle, njoftoi në fund të gushtit për zhdukjen e dy shtetasve gjerman, duke thënë se ata mund të jenë rrëmbyer me dhunë. Vestervelle kishte kundërshtuar të japë detaje për identitetin e personave në fjalë. Në atë kohë, autoritetet afgane po zhvillonin kërkimet në veri të Kabulit.