Ahmet Nivica Ju tregoj per aksionin ballist mbi zyren e gestapos ne Gjirokaster
Ish-komandanti i Rinise Balliste te Jugut tregon per urdhrin qe ka dhene ne 44-n per asgjesimin e njeriut me te fuqishem te gestapos ne Gjirokaster Xhaferr Leskovikun i cili kishte varur ne sheshin e qytetit edhe Bule Naipin e Persefoni Kokedhimen
Hyrje
Ahmet Nivica nje nga eksponentet kryesore te Ballit Kombetar qe ne krijimin e saj ne vitin 1942 vjen perballe opinionit te gjere me nje sere surprizash rreth deshmive te dhena vetem pak kohe me pare kur per koicidence kane qene edhe momentet e fundit te jetes se tij pikerisht mbi te vertetat e medha te partise se tij. Nje prej surprizave befasuese te cilin po e sjellim ne botimin e sotem eshte ajo qe ka te beje me vrasjen e bujshme ne vitin 1944 ne Gjirokaster te Xhaferr Bej Leskovikut i cili eshte pikerisht personi qe ka organizuar varjen e dy heroinave te njohura Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima. Xhaferr Leskoviku eshte ekzekutuar me urdhrin e shtabit te Rinise Balliste eshte ajo qe deklaron zoti Nivica per opinionin e gjere shqiptar. Kjo do te thote se pavaresisht nga arsyet qe e kane shtyre udheheqjen e Rinise Balliste te Gjirokastres te ndermarre aksionin e njohur ndaj perfaqesuesit shqiptar ne zyrat e Gestapos ne nje fare menyre ajo mori hakun e dy heroinave qe u torturuan dhe u ekzekutuan me varje duke i dhene fund jetes ne menyren me cnjerezore.
- Por si u arrit te merrej ai vendim nga shtabi i Rinise Balliste te Gjirokastres qe ne ate kohe drejtohej pikerisht nga vete zoti Nivica
- Biseda qe ai beri ne kala me Xhaferr Leskovikun nje dite para se te merrte vendimin e ekzekutimit ndaj tij dhe ndarja e tyre e irrituar pas kerkeses se Leskovikut per bashkepunim te ballisteve me gjermanet ne ruajtjen e urave.
- Bombardimi i menjehershem i bere nga kater avione mbi kalane e Gjirokastres ku ishin perqendruar forcat e Rinise Balliste te qytetit te cilat drejtoheshin nga Nivica.
- Irritimi i te rinjve me shkabe ne balle dhe mbledhja e shtabit te tyre nen drejtimin e Ahmet Nivices ku u vendos ne unanimitet per ekzekutimin e Leskovikut.
- Organizimi i atentatit dhe mashtrimi qe iu be atij per te dale ne oborrin e shtepise dhe ekzekutimi i menjehershem.
- Trakti me firmen e Nivices qe i leshuan pas ekzekutimit mbi trupin pa jete dhe largimi me shpejtesi i atentatoreve.
- Alarmi i komandes gjermane dhe terrori qe filloi ne qytet per kapjen e tyre.
- Arrestimi i komandantit te Ballit Kombetar per rajonin e Gjirokastres dhe urdhri gjerman per ta derguar ne kampet e perqendrimit.
- Nderhyrja e Mithat Frasherit per te shpetuar kreun ballist nga internimi etj.
Zoti Nivica si keni arritur te merrni detyren e komandantit te Rinise Balliste ne Gjirokaster nderkohe qe ju kishit krijuar ate te zones se Delvines
Qe prej krijimit deri ne vitin 1944 une isha komandant i Rinise Balliste ne zones se Delvines e cila shtrihej qe prej Rrezomes Sarandes e deri ne Konispol. Ne Qarkun e Gjirokastres komandant i kesaj rinie ishte Zylfo Daci. Por ne fillim te vitit 1944 Zylfon e emeruan me nje detyre ne nje strukture tjeter nuk e mbaj mend se ku por di qe vendi i tij si komandant i Rinise Balliste ngeli bosh. Per ta zevendesuar ne ate detyre Komanda e Ballit Kombetar per qarkorin e Gjirokastres me urdheroi mua. Pra une ne ato momente u bera komandant i Rinise se Ballit Kombetar te qarkorit te Gjirokastres. Mirepo aty u bombarduam qe ne fillim nga anglezet dhe per kete une mblodha shtabin dhe morem vendim per te bere nje vrasje ku vrame pikerisht Xhaferr Bej Leskovikun. Ai person koincidoi qe kishte organizuar dhe kishte vare se bashku me pushtuesit ne qender te Gjirokastres dy vajzat shqiptare Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima. Ky veprim pavaresisht se cfare bindjesh mund te kishin ato vajza te njoma perbente jo vetem nje terror por nje krim te shemtuar te cilin duhej ta kishin denuar te paret komunistet.
Pse pikerisht ju qe perfaqesonit Rinine Balliste arritet te vrisnit Xhaferr Bej Leskovikun
Vrasja erdhi krejt rastesisht nga nje dyshim i lindur ne moment dhe se hakmarrja per vajzat e varura ishte realizuar ne nje fare menyre. Kjo sepse z. Leskoviku pati nje perplasje me ne ne kalane e Gjirokastres ku ishim dislokuar dhe menjehere pas asaj zenke ne u bombarduam per disa ore me radhe nga kater avione qe nuk i mesuam nese ishin gjermane apo angleze. Per kete gje ne fajesuam pikerisht Xhaferr Bej Leskovikun.
Cfare detyre kryente ai ne ate kohe
Ai ishte nje nga anetaret e komandes gjermane te rrethit te Gjirokastres. Pra ishte perfaqesuesi shqiptar brenda komandes gjermane.
Duhet ta besojme se ju keni vrare nje nga perfaqesuesit e komandes gjermane ne Gjirokaster
Jo nje nga perfaqesuesit por njeriun me me peshe te asaj komande. Per kete nuk eshte fjala per te besuar apo per te mos besuar pasi ketu flitet per emra konkrete dhe per ngjarje konkrete. Pastaj ne ate histori ka pasur edhe nje ngjarje te vecante qe per ne perfaqesuesit e Ballit Kombetar ishte shume e dhimbshme pasi gjermanet si kunderveprim te asaj vrasjeje duke menduar se ishte urdheruar nga Komanda e Qarkorit te Ballit Kombetar kane arrestuar menjehere zotin Ismail Golemi i cili ishte komandant i qarkorit.
Zoti Nivica do te doja te dija hollesite se si ndodhi ngjarja e vrasjes se Xhaferr Leskovikut.
Ishte koha kur une sapo isha emeruar nga komanda e qarkorit te Ballit Kombetar komandant i Rinise Nacionaliste ne ate qarkor. Forcat e kesaj organizate ishin te vendosura ne Kalane e Gjirokastres. Deri ne ate kohe kisha qene komandant i kesaj Rinie ne zonen e Delvines. E ndersa kryenim detyrat tona si force e organizuar nje dite na vjen ne kala Xhaferr Leskoviku i cili shoqerohej dhe nga dy oficere gjermane. Ai sic ta thashe edhe pak me pare ishte perfaqesuesi shqiptar prane komandes gjermane te qarkut te Gjirokastres dhe kishte shume influence brenda saj. Ju duhet ta keni pare personazhin e tij edhe te filmi qe flitet per varjen e vajzave te rrapi ne Gjirokaster vecse te filmi genjejne per menyren e ekzekutimit te tij.
Perse erdhi
Ai kerkoi komandantin e atyre forcave duke permendur saktesisht emrin tim. Une e prita menjehere dhe si beme pershendetjet e rastit mora pozicion per ta degjuar. Me pas ai nisi te shprehet Urat e rruges nacionale nga Greqia dhe deri ne Tepelene jane te rrezikuara. Kjo jo vetem per faktin se ato mund te demtohen fizikisht nga partizanet per te penguar ardhjen e forcave te reja nga Greqia por edhe se mbi to mund te kalojne forca komuniste per te siguruar krahemarrje kunder gjermaneve. Per kete gje nga komanda gjermane eshte menduar te veprohet ne kete menyre forcat tuaja te rinise balliste duhet menjehere te organizojne sherbim 24 oresh dhe ne bashkeveprim me ushtaret gjermane te behet ruajtja e urave. Pra ne ndihme te forcave gjermane te cilat i kane marre ne ruajtje ato ura duhet te shkojne edhe njerez nga formacionet tuaja.
E pranuat ju kete propozim
Jo qe nuk e pranova por e kundershtova me force. I thashe se ne si forca te Ballit Kombetar nuk kishim ndonje marreveshje qe te bashkepunonim me forcat gjermane. Ne e njohim autoritetin e ushtrise gjermane dhe e dime qe ne vendin tone ata jane ushtri kalimtare. Per kete ne kemi sovranitetin dhe autoritetin tone dhe nuk pleksemi ne asnje lloj bashkepunimi me ta.
E pranoi kete lloj arsyetimi
Ai ndoshta edhe mund ta priste nje pergjigje te tille por sidoqofte mundohej te bente perpjekje maksimale per te realizuar qellimin prandaj edhe pas kesaj pergjigjeje ai serish nderhyri Degjo ketu zoti Nivica Une po ju them se eshte per te miren tuaj te veproni ne kete menyre qe po ju sugjeroj une. Kjo u tha ne nje forme te tille qe shprehte nje fare ultimatumi nga ana e tij gje qe na revoltoi jo pak pasi nuk kishte te drejte te bisedonte fare me ne. Midis Ballit dhe gjermanit kishte nje marreveshje ne si force nacionaliste shqiptare kishim organizuar mbrojtjen e sovranitetit te kombit nderkohe qe gjermani kishte te drejten te luante rolin e tij vetem si nje ushtri kalimtare duke mos cenuar integritetin e shtetit tone. Keshtu qe pas atij ultimatumi une disi i irrituar ia ktheva serish Zoti Xhaferr ne nuk kemi pune me komanden gjermane por kemi pune vetem me strukturat tona pra kemi pune me komanden tone qe eshte komanda nacionaliste e qarkut te drejtuar nga Ismail Golemi.
Po dy gjermanet qe e shoqeronin nderhyne ne ate bisede
Ata nuk folen fare pasi kishin ardhur vetem si shoqerues te Xhaferrit.
Si veproi se fundmi Xhaferri
Kur pa se ishte i kote cdo lloj diskutimi ai iku teper i irrituar. Sigurisht une i jepja te drejte qe u irritua pasi ai kishte qellimet e tij dhe nuk iu realizua nje iniciative te cilen mund tua kete premtuar gjermaneve.
Sa te rinj ishin organizuar ne ate cete qe ju kishit ne kala
Ne beheshim mbi 60 vete.
Menjehere pas bisedes me Xhaferrin u bombarduat
Nuk kaloi shume me sa mbaj mend duhet te kete qene e nesermja e asaj dite kur beme biseden dhe kur pame kater avione qe erdhen mbi kala. Ate dite qe bene bombardimin nuk i njohem nese ishin angleze apo gjermane. Ne fillim ne menduam se ishin duke kaluar ne lartesi te vogel kur cfare te shihnim ata filluan te derdhnin bresheri bombash mbi te gjithe siperfaqen e kalase. Ishte fat qe per momentin u ndodhem ne katin e pare ku morem menjehere masat per tu siguruar ne vendet qe i rezistonin bombardimit. Mbi kala per tri-kater ore bombardim u kthye gjithcka si parcele bujqesore e punuar. Ne morem masa qe te mbanim jo vetem njerezit tane por nxorem edhe te burgosurit qe ishin vendosur ne qelite e ndodhura ne kala te cilet rrezikonin te vriteshin nga bombardimi.
Kush ishin ata te burgosur
Ishin njerez qe ishin kapur ne front duke luftuar kunder Ballit. Mes tyre kishte dhe shume komuniste. Ne duhej me cdo kusht ti shpetonim pasi pervec burgosjes nuk u takonte denim tjeter. Te mbrosh njerezit ne rast fatkeqesie pavaresisht se te kujt bindjeje jane eshte fisnikeri. Por kete mund ta benim vetem ne qe kishim ideologji dhe parime krejt te tjera nga ato te komunisteve.
Mesuat se kush ju kishte bombarduar
Shume me mbrapa mesuam se partizanet kishin njoftuar te anglezet duke u thene se ne kala ishin strehuar forca te shumta balliste qe benin plane kunder tyre. Pas kesaj kater avionet qe erdhen ishin avione angleze por qe ne nuk i njohem por i quajtem avione gjermane dhe per kete gje beme menjehere lidhjen me Xhaferr Leskovikun duke menduar se ai i kishte derguar duke na spiunuar e duke u thene per kembenguljen tone.
Kete gje sipas mendjes sone nuk mund ta falnim lehte prandaj menjehere si u larguan avionet qe na terrorizuan per ore te tera urdherova te mblidhej menjehere shtabi i rinise ku te diskutohej sulmi qe na u be nga gjermanet. Per kete gjithmone sipas nesh faji ishte i Xhaferr Leskovikut. Ne mbledhjen urgjente u vendos ne unanimitet qe Xhaferr Leskoviku te denohet me vdekje dhe ekzekutimi i tij duhej te behej menjehere.
E ekzekutuat
Detyrimisht Vendimi i shtabit kuptohej si i padiskutueshem. Ka qene ora 0900 e darkes kur njerezit e caktuar u nisen per atentat. Ka qene pikerisht Xh. M. te cilit jo pa qellim nuk ia permend emrin dhe qe tani ndodhet ne Amerike dhe nje tjeter me inicialet M. K. Ata te dy kane shkuar ne shtepine e Xhaferrit dhe i kane thirrur qe te dilte jashte. Qe te siguroheshin se do te dilte i thirren se gjoja i kishte derguar Ismail Golemi per te biseduar me te. Ismail Golemi sic ta permenda dhe me lart ishte komandanti i Ballit Kombetar per Qarkun e Gjirokastres. Xhaferri doli menjehere dhe zbriti ne oborr. Ne ate cast te dy shoket e nisur nga shtabi e pane per nje cast dhe pastaj i nxoren pistoleten duke i thene ja pergjigja e asaj qe bere Pas kesaj pistoleta shtiu disa here ne drejtim te tij ku e la menjehere te vdekur. Ne kete moment ata me nje gjakftohtesi te madhe i vendosen mbi trupin e shtrire traktin e posacem qe ishte pergatitur per kete cast ne te cilin shkruhej Keshtu do ta pesojne te gjithe tradhtaret e atdheut. Komandanti i Shtabit ABENIK
Cfare do te thote ABENIK
ABENIK do te thote Ahmet Beqo Nivic Kurveleshi qe eshte identiteti im pasi Beqo eshte mbiemri im i vertete sepse mbiemrin Nivice me te cilin njihem e kam nga emri i fshatit tim.
Ajo leter e nenshkruar me inicialet e mesiperme e cila u gjet ne ate kohe mbi trupin e Xhaferr Bej Leskovikut tashme ndodhet ne arkivat e ushtrise.
Si ka mundesi
Ajo leter e vendosur mbi trupin e Leskovikut eshte marre nga vendngjarja dhe eshte arkivuar ne dosjet e Gestapos. Ato dosje pas largimit te gjermaneve kane rene ne dore te nacionalclirimtareve dhe keshtu perfunduan ne arkivat e ushtrise. Kete gje e di se ate leter ma kane permendur shume kohe me mbrapa kur une kam qene para trupit gjykues si armik i rrezikshem i Partise dhe i Popullit.
Pse si ta permenden
Me thane qe ti ke vrare dhe nje njeri ne kohe te luftes. Ndoshta ishte provokim se rastesisht mos flisja per ndonje vrasje tjeter. Shume vite me mbrapa gjate procesit tim qe me bene komunistet me kane lexuar traktin e vendosur mbi trupin e Xhaferrit.
Kreret e Ballit Kombetar kane qene te internuar nga fashizmi
Faktet qe vijne para opinionit te gjere jane sa te cuditshme aq edhe befasuese. Ashtu sic mesohet kreret balliste ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise kane qene jo vetem pjesemarres me arme ne dore por kane qene edhe drejtues te formacioneve popullore qe ne betejat e para qe u zhvilluan. Gjithashtu mesohet se me zhvillimin e ngjarjeve shume njerez te shquar te cilet me vone u evidentuan si lideret kryesore te Partise Balliste jane arrestuar nga fashistet dhe jane internuar ne ishujt e Italise. Konkretisht Ahmet Nivica deklaron se vetem ne Venteteno te Italise jane internuar Abaz Ermenji Safet Butka Faslli Frasheri Selman Riza Myzafer Pipa Gani e Seit Kryeziu etj.
Kush eshte Ahmet NivicaAhmet Nivica ka qene nje nga iniciatoret dhe aktivistet ne fillim te organizates dhe me pas i Partise se Ballit Kombetar. Ai gjate luftes u be nje nga kuadrot e larte aktiv dhe i besuar i hierarkise me te larte balliste. Duke luftuar me nje intensitet te madh jo vetem kunder pushtuesit por edhe kunder frontit nacionalclirimtar Ahmet Nivica ne vitin 1944 u detyrua te largohet jashte atdheut ku jetoi per vite me radhe mes emigranteve te politikes ne Paris.
Ai ka lindur ne vitin 1923 ne Nivice te KurveleshitTepelene. Ne vitin 1940 ai ka perfunduar shkollen tregtare te Vlores. Ne 7 prill 1939 kur Shqiperia u pushtua ushtarakisht nga Italia fashiste Ahmet Nivica ne perberje te kolektivit te shkolles tregtare ku vazhdonte ne ato momente ka marre pjese me arme ne dore ne rezistencen antifashiste. Ka luftuar ne Bestrov te Vlores nen komanden e majorit Neshet Kolonja. Jeta e tij pas kesaj ka kaluar mes lufterash dhe burgjesh. Fillimin e pati ne vitin 1941 kur kishte shperthyer lufta italo-greke ku Ahmet Nivica se bashku me familjen ashtu si i gjithe fshati i tij Nivice ka marre armet dhe ka luftuar me intensitet jo vetem per mbrojtjen e fshatit por edhe ne mbeshtetje te forcave greke. Ne ato luftime atij iu vra nje vella. Me pas ka dale me arme ne dore me cetat e para qe po krijoheshin per clirimin e Shqiperise. Kur pa se platforma e atyre cetave mbeshtetej mbi vrasjet dhe atentatet ai u largua menjehere dhe angazhohet me idete e partise nacionaliste qe po krijohej e cila me pas u quajt Partia e Ballit Kombetar. Atje ai u be nje nga eksponentet e saj me aktiv duke mbetur i tille deri pak kohe mepare kur dha frymen e fundit.Gjithsesi ai megjithese tashme nuk eshte me pasi sic thame ka nderruar jete vetem pak muaj me pare ka lene mbrapa nje sasi te admirueshme prononcimesh dhe intervistash te mirefillta disa prej te cilave po i bejme pikerisht sot te ditura per opinionin e gjere.
Vijon neser
Neser do te lexoni
Si u organizua nga rinia balliste e Gjirokastres atentati ndaj bashkepunetorit te komandes gjermane te Qarkut Xhaferr Leskovikut. Urdhri dhe porosite qe Ahmet Nivica u dha atentatoreve.
Si arriten te derguarit e Nivices qe ne momentin e atentatit te nxirrnin nga shtepia Leskovikun. Cfare i thane kur e ekzekutuan dhe letra qe i hodhen mbi trup ne castin qe Xhaferri nderroi jete.
Alarmi qe u dha ne komanden gjermane per vrasjen e Xhaferr bej Leskovikut dhe urdhri i tyre per reprezalje mbi ballistet. Arrestimi i komandantit te Ballit Ismail Golemi dhe largimi urgjent i Nivices