Si u organizua ne Gjirokaster vrasja e ekzekutorit te Bule Naipit dhe Persefoni Kokedhimes
Per here te pare deshmite e rralla te historise misterioze te luftes. Perplasjet e Ballit Kombetar me komanden gjermane ne Gjirokaster bene qe keta te organizonin vrasjen e Xhafer Leskovikut. Si erdhi perplasja me e tmerrshme e Ballit me organizaten e Frontit ne Delvine
Hyrje
Une si komandant i Rinise Balliste te qarkut te Gjirokastres ne vitin 1944 mblodha shtabin dhe urdherova qe Xhafer Bej Leskoviku i cili deri ate dite ishte perfaqesuesi shqiptar prane komandes gjermane te qarkut te denohej me vdekje. Ekzekutimi i tij do te behej po ate dite. Kete vendim ma miratoi menjehere Shtabi i Rinise dhe pas kesaj nxituam per te bere ekzekutimin e bashkepunetorit te nazizmit. Kjo eshte deshmia qe sjell per here te pare per mbare opinionin Ahmet Nivica njeri nga veteranet me te vjeter te Ballit Kombetar ne te cilin ka aderuar aktivisht qe ne themelimin e tij ne vitin 1942 deri pak kohe me pare kur u nda nga jeta. E ndersa pak kohe me pare kur kishte ditet e fundit te jetes ai tregonte ne lidhje me te vecantat e panjohura qe lidhen me partine e perbaltur dhe te perdhosur per 50 vjet nga shtetaret komunist befasohesh nga deklaratat dhe faktet e tij per shume detaje dhe ngjarje te historise se luftes. Njera ngjarje eshte edhe ajo e ekzekutimit te Xhafer Leskovikut i cili sic dihet ka qene organizatori dhe bashkautori i ekzekutimit me varje te heroinave te Gjirokastres Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima. Per here te pare mesohet se Ahmet Nivica i cili ne ate kohe drejtonte Rinine Balliste te qarkut te Gjirokastres jo vetem ka urdheruar vrasjen e ekzekutorit te heroinave por mbi trupin e tij eshte lene edhe nje leter po me nenshkrimin e Nivices qe sot gjendet ne arkivat e shtetit. Letra ra ne duart e komunisteve ne momentet kur u largua ushtria gjermane arkivat e se ciles u sekuestruan nga keta te fundit.
- Por si ka ndodhur ne te vertete ajo ngjarje e cuditshme dhe pse pikerisht hakmarrjen e vajzave komuniste te ekzekutuara barbarisht ne mes te Gjirokastres e ka marre Balli Kombetar. - Cfare ndodhi pas ekzekutimit te Xhafer Beut nga te derguarit e Ahmet Nivices dhe pse gjermanet ne ate moment kane arrestuar vet komandantin e Ballit Kombetar te atij qarku Ismail Golemin te cilin vendosen ta dergonin ne internim.
-
Gjithcka rreth ketyre enigmave befasuese sqarohet ne intervisten e meposhtme te Ahmet Nivices.
Vijon nga numri i kaluar
Thate nga intervista e pare se letren qe ju late mbi trupin pa jete te Xhafer Leskovikut tashme ndodhet ne Arkivin Qendror te Ushtrise. Si ka mundesi
Ajo leter e vendosur mbi trupin e Leskovikut eshte marre nga vendngjarja dhe eshte arkivuar ne dosjet e Gestapos. Ato dosje pas largimit te gjermaneve kane rene ne dore te nacionalclirimtareve dhe keshtu perfunduan ne arkivat e ushtrise. Kete gje e di se ate leter ma kane permendur shume kohe me mbrapa kur une kam qene para trupit gjykues si armik i rrezikshem i Partise dhe i Popullit.
Pse si ta permenden
Me thane qe ti ke vrare dhe nje njeri ne kohe te luftes. Ndoshta ishte provokim se rastesisht mos flisja per ndonje vrasje tjeter. Shume vite me mbrapa gjate procesit tim qe me bene komunistet me kane lexuar traktin e vendosur mbi trupin e Xhaferit.
Pse mund te te akuzonin per ate veprim
Po te donin ata te akuzonin per kedo qe mund te kishe vrare se te thoshin qe kishe vepruar sipas deshires dhe se nuk njihej si gjyq vendimi i shtabit te Rinise Balliste etj. etj. Ose te thoshin se vrasjet duhej te beheshin me urdhra te studiuara pra gjenin shkaqe vetem per te te akuzuar. Por une nuk isha i shqetesuar nga keto lloj akuzash se nuk kishin cfare me thoshin me teper nga ato qe me thane keshtu qe per ate gje as qe u shqetesova fare se e dija qe mund te ishte provokim.
Le te kthehemi serish ne momentin qe urdheruat ekzekutimin. Cfare bete pas asaj vrasjeje
Cfare te beja tjeter vecse te ikja menjehere te nesermen pasi gjermani u egersua shume dhe u hodh ne operacion per te kapur vrasesit. Por per kete gje u hodh ne operacion edhe xhandarmeria e cila na rrethoi ne mbremje. Mund te bija ne cdo moment ne dore te tyre. Shkova serish ne Delvine. Ne momentin qe xhandarmeria na rrethoi menjehere nje grup i tyre shkoi per te bere ekspertizen ne vendngjarje. Nga sa mesova me mbrapa aty kishte pasur nje moment te vecante. Grupi i xhandareve kryesohej nga togeri i xhandarmerise Limoz Runa. Limozi kur kishte shkuar te trupi i pajete i Xhaferrit kishte pare letren dhe e kishte marre per ta lexuar. Kur e kishte lexuar e kishte lene menjehere mbi trupin e viktimes pasi i qe futur frika.
Nuk ju perndoqen gjermanet ne Delvine
Ata kujtuan se per ate vrasje urdhri ishte dhene nga shtabi i qarkut dhe arrestuan menjehere komandantin e Ballit per Qarkun e Gjirokastres Ismail Golemin. Puna vajti shume keq pasi gjermanet vendosen qe Ismail Golemin ta dergonin ne kampet e tyre te perqendrimit. Ishte nderhyrja e madhe e Mithat Frasherit ajo qe e shpetoi ate nga internimi.
Ju nuk u sulmuat
Une ne ato momente kisha shkuar ne Delvine ku mora serish detyren qe kisha pasur para se te shkoja ne Gjirokaster pra komandant i Rinise Balliste te asaj zone. Aty jemi sulmuar nga forcat partizane. Na kane sulmuar afer mengjesit kur ne ishim ne bazat tona per te kaluar naten. Ata na sulmuan menjehere. U perplasen fillimisht me rojet e sherbimit dhe pas kesaj u mobilizuam. Kemi bere 10 ore lufte deri sa jane larguar.
Keni pasur shume perplasje me partizanet
Kemi pasur aq shume saqe nuk numerohen. Vetem nje gje mbahet mend se gjithmone kane qene ata qe na kane sulmuar dhe vetem pas kesaj ka pasur beteje. Ne nuk i kemi sulmuar asnjehere por ata e kishin urdher dhe platforme qe te na godisnin me te njejten urrejtje si dhe pushtuesin pavaresisht se me mbrapa kane genjyer dhe deformuar historine e luftes. Edhe ate dite ashtu ndodhi. Ne nuk kishim asnje te vrare.
Po partizanet kishin
Kishin si nuk kishin pale se cfare kane thene dhe genjyer per 50 vjet duke hedhur balte mbi Ballin Kombetar sa kane mundur. Ne lufte me ne e kane ditur mire se si kane dale.
Zoti Nivica keni folur shume keto vite te demokracise per sa i perket historise dhe aktivitetit te Ballit Kombetar. Mendoni se me te vertete nuk njihet mire deri tani
Eumlshte fatkeqesi per kombin fakti i dhimbshem i deformimit te historise sone kombetare. Kete nuk e them se une kam qene dhe jam nje antikomunist i vendosur por e them edhe si shqiptar si njeri qe me dhimbset populli im i cili nuk duhet te kuptohet pa historine e tij.
Mund te jeni me konkret zoti Nivica
Konkretja eshte midis nesh dhe nuk e shikojme. Ky popull ka 50 vjet qe ka mesuar me imponim lloj-lloj formash nepermjet deshmive te ish-partizaneve dhe nepermjet mjeteve te propagandes komuniste. Konkretisht nepermjet filmave ku del se Balli Kombetar nuk ka luftuar kunder pushtuesit dhe se ai ka bashkepunuar ngushte me te.
Ju nuk e pranoni kete akuze zoti Nivica
Jo qe nuk e pranoj por e hedh poshte me neveri te pashembullt dhe meqenese me jepet mundesia te komunikoj nepermjet gazetes suaj me opinionin e gjere mund te them se jam gati tua vertetoj me argumente bindese se e verteta eshte krejt ndryshe.
E cila eshte kjo e vertete
E verteta e padiskutueshme eshte se Balli Kombetar eshte krijuar shume me heret se Partia Komuniste dhe se ajo e filloi luften shume me heret se ajo.
Sipas jush Partia Komuniste ne krye te forcave te veta te quajtur partizane nuk ka luftuar
Nuk e thashe kete gje por une po ju them se nuk qendron ajo qe eshte thene rregullisht ketu e 50 vjet me radhe se Balli nuk paska luftuar. E verteta eshte se Balli e ka filluar luften shume me heret se te krijohej Partia Komuniste shqiptare.
Me se e vertetoni kete thenie
Ne radhe te pare po ju sjell nje fakt domethenes duke ju treguar se lideret qe krijuan dhe drejtuan Ballin Kombetar ne prillin e vitit 1939 kur Shqiperia u pushtua nga fashizmi kane qene te gjithe me arme ne dore dhe kane dhene kontribut te jashtezakonshem ne rezistencen antifashiste. Po deshet jua numeroj te gjithe.
Mund te dime kush ishin keta qe kane pritur Italine e 7 prillit me arme
Ata luftetare qe krijuan dhe udhehoqen Ballin Kombetar te cilet e krijuan pak dite pasi u pushtuam nga italianet kane qene te shumte por une do te ndalem te disa prej tyre. Keta emra qe do ju deklaroj njihen edhe nga historianet si pjesemarres ne rezistencen antifashiste. Ne Sarande kane qene forcat e drejtuara nga Nazif Babani Haxhi Nivica Ismail Golemi etj. Ne rezistencen qe u organizua ate dite ne Babice te Vlores kane qene forcat e Elbasanit dhe ato te shkolles tregtare te drejtuara nga Neshet Kolonja. Ne Kavaje luftuan forcat e drejtuara nga Hamit Lucini dhe me forca te asaj zone etj. Ne Durres se bashku me Mujo Ulqinakun e Abaz Kupin kane luftuar dhe kapiteni Selami Cela Liman Karruli dhe Tom Filipi babai i Pjeter Arbnorit e shume e shume te tjere. Per te mos e zgjatur po e nderpres ketu por pa harruar tju permend se te gjithe keta emra kane qene udheheqesit kryesore te partise Nacionaliste te Ballit Kombetar.
Kreret e Ballit Kombetar kane qene te internuar nga fashizmiFaktet qe vijne para opinionit te gjere jane sa te cuditshme aq edhe befasuese. Ashtu sic mesohet kreret balliste ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise kane qene jo vetem pjesemarres me arme ne dore por kane qene edhe drejtues te formacioneve popullore qe ne betejat e para qe u zhvilluan. Gjithashtu mesohet se me zhvillimin e ngjarjeve shume njerez te shquar te cilet me vone u evidentuan si lideret kryesore te Partise Balliste jane arrestuar nga fashistet dhe jane internuar ne ishujt e Italise. Konkretisht Ahmet Nivica deklaron se vetem ne Venteteno te Italise jane internuar Abaz Ermenji Safet Butka Faslli Frasheri Selman Riza Myzafer Pipa Gani e Seit Kryeziu etj.
Ahmet Nivica u kthye nga emigrimi politik i mashtruar nga amnistite e rremeAhmet Nivica ka lindur ne Kurvelesh te Tepelenes ne vitin 1923.
Ne vitin 1942 kur organizata e rezistences nacionaliste u shnderrua ne parti politike e emeruar Balli i Kombit Nivica ka krijuar personalisht rinine balliste te zonave te Delvines Rrezomes Sarandes e deri ne Konispol. Ne vitin 1944 kur pushteti po kalonte ne duar te Komunisteve dhe Balli Kombetar po radhitej me te humburit e luftes Ahmet Nivica per ti shpetuar hakmarrjes dhe ndeshkimit te kuq ashtu si dhjetera e qindra bashkeluftetare te tij u largua menjehere jashte atdheut duke jetuar si emigrant politik ne Itali dhe France. U rikthye nga emigrimi ne vitin 1958 pas nje amnistie qe kishte marre shteti komunist per njerezit qe nuk ishin perzier ne vrasje. Me kete amnisti fitonte pikerisht edhe Ahmet Nivica i cili u rikthye ne atdheun e tij. Por ajo amnisti ishte vetem per disa vjet se me pas per te do te formuloheshin lloj-lloj akuzash duke filluar nga ato te ideologjise dhe te propagandes. Keshtu qe ai do te burgosej dy here dhe brenda tij do te qendronte plot 20 vjet.
Figura e Nivices eshte e njohur nga opinioni i gjere publik pikerisht ne debatet publike me karakter historik te bera vitet e fundit ne emisionet e vecanta televizive. Ai ka qene nder te vetmit veterane te spektrit te djathte i cili me iniciative dhe kuraje eshte munduar te argumentoje shume momente historike te kohes se luftes te cilat ne mendjet e popullit jane te njohura krejt ndryshe. Ahmet Nivica ka pranuar te debatoje ne keto emisione televizive me ish-kuadro te luftes te cilet atehere kane qene te rreshtuar ne krahun e frontit nacionalclirimtar. Jane keto momente ku ai perballe tyre ka kundershtuar faktet e propaganduara per 50 vjet madje dhe nga vete ata pjesemarres te emisioneve. Jane keto perpjekje te Nivices te cilat e kane bere ate per opinionin ndoshta figuren me te njohur te Partise se Ballit Kombetar per te cilen ai ai ka thene se i ka kushtuar gjithe jeten e tij.
Ahmet Nivica ka pak kohe qe ka nderruar jete duke lene keshtu vec emrit edhe nje trashegimi intervistash interesante per te cilat nuk eshte kursyer asnjehere.
Vijon neser
Neser do te lexoniCila ishte marreveshja e bere mes regjences shqiptare dhe perfaqesise gjermane ne lidhje me veprimtarine e tyre ne Shqiperi. Cfare detyrimesh kerkonin gjermanet para kerkesave te prera te shqiptareve.
Akuzat qe Ahmet Nivica ka ne lidhje me propaganden komuniste e cila fajin e anetareve te 11 partive qe kane funksionuar gjate luftes ia ka faturuar vetem Ballit Kombetar. Cilat ishin partite dhe organizatat qe kane ekzistuar ne ate kohe.
Pse anetaresia e Ballit Kombetar megjithese si organizate kishte qene me e hershme se Partia Komuniste nuk e arriti dot ate qe kishte kjo e fundit. Kush ishin lideret qe kishin udhehequr qe ne vitin 1939 me pushtimin fashist te Shqiperise.