E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, 25 vite burg për Bujar Gashin

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 25 vjet heqje lirie për një nga të pandehurit e asaj e Bandës së Durrësit, Bujar Gashin, i gjykuar veçmas 16 të pandehurve të tjerë.

Sipas Prokurorit Bujar Gashi ishte i përfshirë në organizatën kriminale deri në vitin 2000 dhe me pas ai është larguar drejt Italisë, ku dhe u arrestua si i shume kërkuar nga Interpol Tirana. Sipas prokurorit Gashi duhet të shpallet fajtor për vrasjen me paramendim të Dritan Dishës, një ekzekutim ky që sipas prokurorisë ka qene i organizuar dhe hakmarrës.

Pritet që avokati i Gashit të mbajë qëndrimin e tij gjatë mbrojtjes përfundimtare në shkallën e parë. Në pritje të mbrojtjes së Gashit, pritet gjithashtu që avokatët të përgatiten edhe për procesin tjetër ndaj Bandës së Durrësit, për të cilën prokuroria kërkoi katër dënime të përjetshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›