Kujtim Gjoni Ne njerezit e Kinostudios e mesuam qe ne sallen e Kongresit te 8-te se Mehmet Shehu ishte paketuar per varreza
Per here te pare zbardhen detajet e rralla te vdekjes se shekullit. Veterani i Kinostudios tregon momentet delikate kur filmonte kongresin e 8-te te PPSH-se i cili per Mehmetin edhe Enverin do te ishte i fundit. Nga urdhrat e ardhur ne kufje per planet e filmimeve te tribunes intuita e tyre profesioniste kuptoi intrigen e tmerrshme mbi Kryeministrin nderkohe qe nuk u shpetoi edhe fakti i paralizes se fytyres se Enverit
HYRJE
Ishte dita e pare e nentorit te vitit 1981. Kinesati Kujtim Gjoni ndoshta ishte nga te paret qe po kuptonte ate qe do te ndodhte ne Byrone Politike vetem nje muaj me mbrapa ku kryeministri historik i Shqiperise Mehmet Shehu do te eliminohej nga rreshtat e saj ne te cilet kishte sunduar me shikim te rende per dekada te tera. Ka qene pikerisht tribuna e Kongresit te 8-te te PPSH-se ajo qe do te dekonspironte para syve te stervitur te kineastit te njohur se pikerisht ne Byro dicka e rende po ndodhte. Eksperienca e tij e gjate ne pergatitjen e filmave dokumentare prane udheheqjes me te larte partiake te shtetit te atehershem komunist e kishte bere ate teper te afte per te zberthyer jo vetem situtat qe krijoheshin ne radhet e tyre por nga fokusimi i portreteve ne kamerat profesioniste ai si dhe te gjithe koleget e tij mund te kuptonte dhe gjendjen e tyre shpirterore. Pikerisht pak kohe para atij kongresi Mehmet Shehu kishte guxuar te fejonte te birin e vete me vajzen e profesorit te njohur Qazim Turdiu familja e te cilit kishte lidhje me njerez kundershtar te regjimit komunist. Kaq do te mjaftonte qe te fillonte nje odise e gjate pyetje-pergjigjesh dhe mbledhje pas mbledhjesh ku kerkesat dhe presionet per njeriun e hekurt po e shkaterronin ate ne menyre te vazhdueshme duke e cuar drejt gremines se pakthyeshme. Mes kesaj situate e gjeti vendin dhe data 1 nentor 1981 kur do te fillonte punimet kongresi VIII i PPSH-se. Por ndersa delegatet e pranishem duartrokisnin nga ajo salle si Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun as qe mund ta merrnin me mend se ata tashme vinin ne ate kongres nga dhjetera ore mbledhje dhe nderkohe i kishin prere marredheniet perfundimisht. Gjithcka Kujtim Gjoni ashtu si dhe disa kolege te tij te kinostudios dhe te televizionit te vetem shteteror te asaj kohe e mesuan menjehere sa u erdhen udhezimet e para ne kufjet qe i lidhnin me studiot e montazhit. Qe andej u urdheruan kameramanet qe te mos afronin objektiva te aferta te portretet e anetareve te Byrose te cilet ishin vendosur ne radhe ne podiumin e kongresit. Ne portret te fokusonin vetem figuren e Enver Hoxhes dhe askend tjeter. Pas kesaj ata fokusojne tribunen ne distance pa guxuar te afrojne objektivat e kamerave te askush. Sipas procedurave te zakonshme ne keto momente te gjithe prisnin keshillat qe u vinin nga shefat nepermjet kufjeve. Portretizoni vetem shokun Enver dhe askend tjeter Punoni vetem me plane te largeta me tribunen Ne rreshtin e pare te salles nuk do te beni asnje portret Kuptuam se ne mes anetareve me te larte te udheheqjes se shtetit dicka e rende do te ndodhte - tregon Kujtim Gjoni. - Mendja na shkoi te Mehmet Shehu te cilit po i privohej fiksimi ne celuloid. Ate mendim e perforcuam akoma pas tjeter qe u dha per rreshtin e pare kur ndodhej e ulur pikerisht Fiqireti. Jo vetem kaq por specialistet e filmimeve ne ate kohe behet e ditur se kane kuptuar qe Enver Hoxha nuk i ka pasur punet mire me shendetin pasi nje urdher i cuditshem kishte vijuar pas te pareve. Ai kishte te bente pikerisht me moslejimin e filmimit te tij ne faqen e majte. Me vone u mesua saktesisht ajo qe ishte kuptuar prej tyre qe ne ate faqe Hoxha kishte kaluar nje gjysme paralize.
Zoti Gjoni ju keni qene nder punonjesit e Kinostudios qe preferoheshit ne rastet e pasqyrimit te ngjarjeve ne te cilat merrte pjese Enver Hoxha dhe udheheqja me e larte e shtetit te atehershem komunist
Eumlshte e vertete qe kam qene. Jo vetem ne nje takim apo vizite te Enver Hoxhes dhe te udheheqesve te tjere te asaj periudhe qe mund te benin ne nje ndermarrje apo ne nje rreth por qe te jem teper i sinqerte me lexuesin e kesaj interviste dhe me veten time une kam marre pjese deri dhe ne shume e shume aktivitete te medha te Partise se atehershme te Punes duke vijuar deri ne sallat e kongreseve apo festivalet kombetare qe atehere perbenin evenimentet me te medha ne vend. Ne keto takime duhet te kemi parasysh se qofte per te filmuar apo qofte edhe per procedura te tjera gazetareske caktoheshin njerezit me te besuar qe po te flasesh tamam me logjiken e kohes konsideroheshin si te privilegjuar. Quheshin te tille per faktin se ne ato takime sic u shpreha merrnin pjese vete Enver Hoxha dhe udheheqesit e tjere me te larte te Partise se atehershme qe ishte ne drejtim te shtetit gje qe do te thoshte nje angazhim absolut i te gjitha strukturave te sigurise se larte. Keshtu qe dhe ne perfaqesuesit e Kinostudios ashtu si te gjithe ata qe kishin mundesi te kryenin detyrat ne ato ambiente kur e merrnim nje detyre te tille per te pergatitur dokumentaret filmike pikerisht ne keto evenimente sic quheshin atehere nuk vihej ne dyshim qe ishim njerezit me te privilegjuar. Kjo gje nuk duhet mohuar pavaresisht se kohet kane ndryshuar.
Permendet disa here fjalen privilegj. Mos duhet te kuptojme se nuk e kishin te gjithe punonjesit e Kinostudios te drejten per te kryer detyren qe u takonte
Absolutisht jo. Nuk mund te flitej qe ne nje aktivitet te permasave kombetare apo ne nje vizite te vecante te Enver Hoxhes apo dhe te disa udheheqesve te larte te shtetit te atehershem ne ekipin tone te Kinostudios qe mund te merrte pjese ne pasqyrime filmike te mund te ishte kushdo pavaresisht se punonim te gjithe ne te njejtin institucion sic ishte Kinostudioja. Per keto raste ishte e percaktuar nje liste e vecante e cila saktesonte emrat e personave qe mund te merreshin me pergatitjen e filmimeve ne evenimente te atilla sic i konsideronim atehere ato takime. Ne kete menyre detyrimisht ata qe ishin jashte asaj liste e ndienin veten te diferencuar nga te tjeret gje qe ishte e rende per mentalitetin e atehershem kur te gjithe kerkonin te shprehnin besnikeri. Ndryshe ndodhte me individet te cilet ishin perfshire neper lista te tilla qe u celej drita jeshile per ne keto raste. Ata ishin me te gezuarit sepse konsideroheshin me te besuarit. Kete e theksova disi me force sepse kur erdhi koha e demokracise pra e pasviteve lsquo90 shume njerez megjithese gjate gjithe periudhes se shtetit komunist kishin qene te privilegjuar a te besuar si te duash mund ta marresh madje mund te kene qene ne krye te listave te preferuara nuk kane pasur asnjehere kurajon te tregonin te vertetat e padiskutueshme. Ajo kohe ishte ato ligje dhe ate menyre funksionimi kishte dhe ne i sherbenim me devocion jo se na shtyne por ashtu funksiononte shteti sepse ajo quhej besnikeri dhe patriotizem kjo eshte e verteta. Tjeter gje ti shikosh gjerat me logjiken e sotme e te kuptosh se shume gjera qe ke bere kane qene me te vertete mes iluzionesh ndoshta dhe te kota por eshte fakt se asnjehere ste ka shtyre kush me zor por ka qene vete deshira jone e madhe ne radhe te pare.
Ju nuk jeni dakord me njerezit qe mund te kritikojne ato forma te asaj kohe
Une nuk kam pune me kohet por me profesionin dhe punen time. Kohet ikin dhe artistet apo kineastet ngelen. Detyra e tyre eshte te fiksojne historine. Nuk mund te thuash dot se 50 vjetet e kaluara nuk kane qene kohet e periudhes komuniste ne Shqiperi. Keshtu qe nuk mund te rrije pa e pasqyruar madje me detajet me te hollesishme cdo moment sidomos te aktoreve kryesore te shtetit qe ishin politikanet e atehershem. Te gjitha sa kane thene dhe sa thone ne keta 15 vjet sidomos koleget tane jane genjeshtra sajime dhe mohime. Eumlshte e mira te thuhen ato qe kane ndodhur ne te vertete qe ne njerezit e artit nuk mund ta mendosh se kishim shtytje politike por pasionin per te bere materiale te mira. Ketu qendron dhe ai sinqeriteti im te cilin une ua shpreha disa here qe e verteta eshte qe kemi qene prane Enver Hoxhes dhe te gjithe njerezve te tjere te asaj nomenklature e cila ruhej ne masa te atilla sigurie te cilat sot mund te jene ndoshta te pakonceptueshme fare. Koha jone e gjate me kamerat dhe stilolapsat ne dore prane udheheqjes na kishte bere edhe profesioniste te zberthimit te gjendjes shpirterore te tyre aq sa kuptonim fare mire kur ata ishin ne veshtiresi kur ishin te merzitur kur kishin gezim dhe kur kishin entuziazem pavaresisht se ne pamje te pare nje shikim joprofesionist keto nuk mund ti kuptonte. Jo vetem kaq por nga udhezimet qe na jepnin per menyrat profesionale te te punuarit ne kuptonim dhe goditjet e medha qe pritej te ndodhnin ne te ardhmen brenda udheheqjes. Nje ngjasi e tille na ndodhi p. sh. ne Kongresin e 8-te te PPSH-se kur ne kuptuam se Mehmet Shehu ishte ne buze te gremines gje qe ndoshta per momentin mund ta dinte vetem Enver Hoxha.
Ju keni qene ne sallen e Kongresit te 8-te te PPSH-se i cili u zhvillua nje muaj para se te vetevritej Mehmet Shehu
Po ashtu sic kisha qene dhe ne shume kongrese te tjera isha edhe ne sallen e punimeve te atij kongresi ne te cilin moren pjese per here te fundit jo vetem Mehmet Shehu qe pas nje muaji vrau veten por edhe Enver Hoxha i cili vdiq pikerisht nje vit para kongresit te ardhshem te PPSH-se pra te 9-it. Une ashtu si dhe shume e shume kolege te tjere te Kinostudios medias se shkruar dhe te vetmit televizion qe ishte ne ate kohe kishim per detyre te pasqyronim ne menyren me te rregullt punimet e atij kongresi. Nderkohe ndryshe nga sot duhet te pranojme se media atehere ishte tejet e kontrolluar. Nuk mund te behej fjale te beje filmime sipas qejfit dhe te pozicionoje plane sipas anes dhe bukurise profesionale qe vareshin nga deshirat e tua. Gjithcka qe filmohej dhe cdo gje qe shkruhej ishte nen kontroll te plote. Keto gjera ishin bere te zakonshme madje te detyrueshme jo vetem ne nje moment por ne vazhdimesi aq sa ne nuhasnim cdo gje qe do na thuhej apo parashikonim cdo gje qe mund te ndodhte pas nje urdhri qe na jepej. Konkretisht ne Kongresin e 8-te ndersa kishim filluar pune per filmime dhe regjistrime te fjalimeve gjate seancave na jepet urdhri qe nuk duhej te punonim me plane te vogla apo me portrete por vetem me plane te medha. Te njejten gje duhej te benim dhe nga salla sidomos ne rreshtat e pare te saj. Kjo do te thoshte qe ne nuk duhej te benim asnje plan-portret te askujt qe ishte ne tribune pervec Enver Hoxhes. Menjehere kuptuam se dikush nga ata qe ishin ne tribune do ta hante se shpejti. Kete e kishim mesuar nga raste te ngjashme qe kishin ndodhur me pare. Apo nga ajo qe na u tha tjeter ne ate kongres qe te mos filmonim shokun Enver ne krahun e majte ne kuptuam se ai kishte probleme me faqen e majte dhe ashtu ishte vertet me mbrapa saktesuam se ishte fjala per paralizen qe kishte kaluar nga ai krah i fytyres. Gjithsesi ate qe kuptonim se do ta pesonte nje anetar i udheheqjes nuk behej fjale qe ta shprehnim por vetem ta mendonim.
As me koleget
Gjithcka qe mund te benim ne keto raste kur menjehere zberthenim shkaqet e dhenies se nje urdhri te tille ishte qe ti shkelnim syrin me kuptim njeri-tjetrit mes kolegesh. Keshtu ndodhi dhe ne ate kongres. Si na u dha ne kufje urdhri qe te punonim me plane te medha menjehere kthyem koken nga njeri-tjetri me shikime qe vetem ne i zberthenim. Gjithsesi vazhdonim te ndiqnim ritmikisht zbatimin e urdhrave qe na jepeshin. Benim se pari filmimin e Enverit qe vinte ne qender te tribunes duke mos bere as me te voglen levizje te saj per ta spostuar majtas ose djathtas nga ndodhej i ulur kryeministri Shehu pastaj e largonim pamjen derisa benim fokusim te te gjithe tribunes se kongresit. Ketu lindte dyshimi i pare qe mund ti vinte radha vete njeriut te hekurt te sistemit dhe qe njihej si absolut pas Enver Hoxhes. Ky konkluzion na vinte vetvetiu pasi mendonim qe ne qofte se nuk flitej per nje goditje te tij neve mund te na lejohej nje portretizim edhe i tij sic kishte ndodhur edhe me pare. Fakti qe vec Enver Hoxhes nuk duhej te afrohej kamera te askush kushdo qe te ishte ishte shume kuptimplote. Te njejten gje benin edhe kamerat qe ktheheshin nga salla. Nga kufjet e tyre fishkellenin urdhrat e shefave qe porositnin per te mos bere portrete ne rreshtat e pare te salles. Ne benim lidhjen pikerisht me Fiqiretin e cila ndodhej ne ate rresht.
Ndersa ju jepnin porosi ne kufjet tuaja qe te mos benit fokusime portretesh a u theksua ne ndonje rast emri i Mehmet Shehut
Absolutisht jo. As qe behej fjale per nje gje te tille. Une ju tregova qe ne vetem kuptonim dhe heshtnim. Ndeshja me dhjetera raste te ngjashme te ketij lloji na kishte bere qe te perfitonim shume pervoje ne zberthimin e situatave te pritshme. Vec kesaj gjendja psikologjike qe paraqiste Mehmet Shehu ne ate kongres nuk mund te zberthehej nga askush me mire se ne qe e kishim pasur cdo levizje te mimikes se tij gjithmone ne objektivin e kamerave tona.
Duhet te keni episode te vecanta ne lidhje me punen tuaj gazetareske prane udheheqjes se atehershme qe per te tjeret konsiderohej si mit
Sa te duash aq sa nuk mund te kujtohen dot per vete faktin se jane grimca te atilla qe nuk besoj se mund te kene ndonje interes.
Gjithsesi do te ishim te interesuar per te degjuar dicka per te njohur te pakten tipat e tyre perpara kameres e cila po i transmetonte ne cdo familje shqiptare
E verteta eshte se para kameres ishin te gjithe te cuditshem. Nje gje kane pasur te perbashket qe e ndienin te gjithe filmin dhe ne ate moment benin levizje spektakolare. Ndersa per te vecantat e pozicioneve qe merrnin para saj ka pasur cilesi te tjera Enver Hoxha dhe cilesi te tjera Mehmet Shehu apo Adil Carcani si dhe te tjeret me radhe.
Pse Mehmet Shehu nuk e bente nje gje te tille
Mehmet Shehu ka qene ndryshe. Ai ka pasur raste qe mund te ishte edhe shume njerezor sic me ka ndodhur nje here qe une i kam shkelur kemben ashtu sic ka pasur raste kur eshte treguar edhe shume i prere. Keshtu mund te kujtoj nje rast te tille. Ka qene 50-vjetori i shkolles teknike qe sot quhet Harri Fultz ku ka kryer studimet edhe vete Mehmet Shehu. Ai si ish-nxenes dhe kryeminister i Shqiperise per ti dhene jehone festes se 50-vjetorit te asaj shkolle mori pjese edhe vete. Ne momentin qe udheheqja u ul ne podiumin e salles ku do te behej ceremonia femijet qe ishin caktuar per tu vendosur shallet e kuq te cilet vendoseshin ne cdo ceremoni jubilare renden me vrap per ne drejtim te te ardhurve. Por momentin kur u lidh shalli ne qafen e Mehmet Shehut kameramani nuk arriti ta filmonte per shkak te pozicionit te gabuar ku ndodhej. Ne kete kohe kur nuk kishin kaluar vetem pak caste u afrua te Mehmeti pergjegjesja qe po pergatiste ate dokumentar Marjanthi Qamo e cila ne menyre te menjehershme i kerkoi qe brenda mundesive te perseritej edhe nje here vendosja e shamise. Ne ate moment Mehmet Shehu i tejnxehur me nje levizje spektakolare te kokes per te shprehur me mire inatin e tij i ka bertitur Marjanthit Shporru moj ketej cjam une aktor kinemaje qe mund te beni ju qyfyrehellip
hellip
Nje rast tjeter i cili tregon tipat e ndryshem qe kishin Enveri me Mehmetin ne lidhje me filmimet tregohet ne rastin kur ne po pergatisnim dokumentarin e ceremonise se organizuar per perurimin e busteve te vellezerve Frasheri te kodrat e liqenit. Vec te tjereve merrnin pjese dhe Enver Hoxha me Mehmet Shehun si dhe gjithe udheheqja e larte. Ne ne kete rast punonim per te krijuar planet per interes te filmit dokumentar kushtuar Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne nje moment Enveri dhe Mehmeti si mbaruan ceremonine zyrtare te bustet e rilindasve bene te largoheshin per nga cezma qe eshte perballe piedestalit qe ndodhet anash rrugices se asfaltuar. Ne nuk mund te rrinim pa u afruar me merakun qe te mos na ngelej asnje plan i udheheqesit pa filmuar. Ne kete moment Mehmet Shehu teksa lante fytyren te cezma i thote Enverit Keta nuk na lene te lidhim as ushkurin e brekeve se na ngelen nga mbrapa me kamera. Ndersa Enveri si me finese pa e vrare terezine madje teper i kenaqur qe pikerisht ne po e benim detyren shume mire i pergjigjet Mehmetit Ata bejne detyren e tyre. I sherbejne historise.
Desh me ra te fiket kur i shkela kemben Mehmet Shehut
Ndersa vazhdon te tregoje per vitet e gjata te punes se tij ne Kinostudio duke pershkruar kryesisht situatat qe krijoheshin kur ata benin punen dokumentale para ish-udheheqjes komuniste e cila prezantohej para mases si dicka e pakapshme dhe e paprekshme kineasti Kujtim Gjoni paraqet lloj-lloj episodesh qe tregojne jo vetem tipin por edhe karakterin e tyre te cuditshem. Keshtu nder te tjera ai tregon nje ndodhi qe mund ta quash te jashtezakonshme ne ate kohe per vete faktin se ka te beje me Mehmet Shehun. Keshtu Kujtimi rrefen se ai i ka shkelur ne nje rast kemben pikerisht atij qe shperthente ne inat per hicgje e jo me per nje veprim fizik. Kjo eshte nje situate sa komike aq dhe e frikshme per ate qe i ra fati i keq te shkele kemben e kryeministrit. E mbaj mend shume mire - thote Kujtimi. - Ka qene viti 1973 pikerisht dita e perurimit te ekspozites lsquoShqiperia sot. Shiritin e perurimit do ta priste Enver Hoxha. Ne keto raste sipas protokollit kur merrte pjese Enver Hoxha duhej te ishin te pranishem edhe gjithe udheheqja e Partise dhe e shtetit te atehershem. Ne sic ishim te gjithe i ishim afruar shume Enver Hoxhes ndersa ai bente ecejake neper seksionet e ekspozites. Ne nxitonim per te qendruar sa me prane me qellim qe te mos na shpetonte asnje fraze e thene nga ai e cila neve do te na duhej per ta perdorur ne tekstin e dokumentarit qe po pergatitnim. Ne nje moment Enveri beri nje rrotullim te papritur per te vijuar ne nje seksion te ndodhur mbrapa tij. Ne levizem te gjithe ne menyre te menjehershme. Ne kete cast une ndjeva se nga mbrapa shkela nje kembe. Kthej koken dhe cte shikoj kisha shkelur kemben e Mehmet Shehut. Nuk rezistova dot por u zverdha dhe u bera dylle gati te me binte te fiket. Nuk e di por duhet te me kene dale edhe djerse te ftohta. Mirepo vete Mehmet Shehu qe me sa kuptoj e ka vene re situaten time u tregua teper i kujdesshem. Per te mos u tronditur shume ai menjehere me kapi nga krahu me njeren dore ndersa me doren tjeter kapi Agron Cobanin qe ishte afer meje dhe na afroi afer vetes duke na pyetur me te qeshur se si na shkonte puna dhe a e ndjenim gezimin e saj. Pasi na pa qe e mblodhem veten na tha serish me te qeshur Tani ikni te shkruani te Komandanti se atje e keni punen duke na treguar Enver Hoxhen qe tashme ishte larguar disi nga vendi ku po rrinim ne me Mehmet Shehun. Ne castin qe une shkova serish prane Enver Hoxhes per te marre shenime ndiej nje dore te forte qe me kapi fort nga krahu dhe me terhoqi disi ne forme urdheruese. Pashe qe ishte nje person i sigurimit te Mehmet Shehut a Enver Hoxhes nuk e mora vesh mire. Ai me urdheroi te largohesha nga turma e gazetareve qe mbanin shenime prane Enverit. Keshtu qe une ate dite nuk munda ta kryeja punen time deri ne fund.
Enver Hoxha ne mitingje nuk e ndante vemendjen nga kamerat
Ish-diktatori komunist Enver Hoxha vec ashpersise dhe ekstremitetit te tij ne drejtim te zgjidhjes se problemeve te lindura eshte i njohur edhe si orator dhe njeri i dhene jashte mase pas menyres se propagandes dhe prezantimit te tij ne publik. Ne rrefimet e Kujtim Gjonit mesohen edhe shume cilesi te tjera ndoshta te panjohura me pare qe kane te bejne me natyren e Hoxhes para kameres. Ai ndryshe nga drejtuesit e tjere te shtetit te atehershem - thote tashme Kujtimi i cili ka bere ne te shumten e rasteve dokumentaret per te - te ndihmonte te beje filmin. Kjo per vete faktin se ka qene jashtezakonisht i vemendshem para kameras. Keshtu mes rrefimeve te zotit Gjoni per lloj-lloj episodesh mbi cilesite e ish-diktatorit mesojme se ai nuk e hiqte asnjehere vemendjen nga puna e kamerave te shumta qe e shoqeronin ne cdo hap. Kjo eshte vene re ne shume raste kur si pa kuptuar ai ka perseritur levizjet dhe gjestet per tu dhene mundesi kameramaneve qe te bejne filmimet e munguara. Dhe kjo per habi sipas zotit Gjoni eshte bere pikerisht per ato momente qe ata nuk kishin mundur ti kapnin. Nga kjo kuptohej se Enver Hoxha ndersa bente levizjet dhe pershendetjet publike e kishte pasur vemendjen edhe te kineastet. Jane me dhjetera rastet kur sipas Gjonit ai nderhynte per te mos u penguar gazetaret te cilet kur i kishte afer ndihej shume mire ashtu sic ka dhe me dhjetera raste te tjera kur ai pa marre ndonje kerkese nga ndokush ka perseritur levizjet dhe veprimet e paarritura ne celuloidin magjik te shiritit te filmit. I tille kane qene p. sh. rasti i puthjes se flamurit kombetar me 10 korrik te 83-shit me rastin e festes se ushtrise kur si e beri veprimin dhe pa qe nuk u arrit te behej filmimi pas nje ecejakeje te re e perseriti prape veprimin. Nga puna e gjate ne kinostudio- thote Gjoni- sa here qe kam pasur rastin te punoj prane Enver Hoxhes kisha pasur te lehte cdo plan filmimi na cfaredo momenti qe ai te ndodhej si ne rastet qe mund te priste shirita inaugurimesh ashtu dhe ne momente mbajtjeje lulesh apo dhe ne dhurime apo perqafime te njerezve te spikatur qe bente. Ishte e cuditshme se ai e kuptonte ne cdo rast qe ne nuk kishim mundur qofte dhe nje detaj te fokusonim dhe menjehere pa te dhene se e kishte mendjen te ne kapercente momentet dhe perseriste serish po te njejtat veprime por ne intervale te ndryshme. Dhe te gjitha keto i bente kur para tij mund te ishin mijera e mijera njerez te cilet kishin shperthyer ne ovacione qe nuk te linin mundesi te mendoje shume ndaj asaj qe te rrethonte.
PASAPORTA E KUJTIM GJONAJTKujtim Gjoni ka lindur ne vitin 1946.
Ka mbaruar arsimin e larte per Gjuhe-Letersi dhe per Gazetari.
Ne janar te vitit 1969 eshte emeruar jashte deshires se tij me pune ne Kinostudio pasi preferonte ne gazetari.
Qe prej atij viti ai vazhdon te punoje pa nderprerje ne Kinostudio duke u bere keshtu nje nga veteranet me emer te saj i cili ka plotesuar me se 35 vjet pune ne te.
Aty filloi detyrat me te thjeshta si redaktor dhe me pas si skenarist dhe ne vitin 1976 fillon veprimtarine e tij artistike si regjisor i filmit dokumentar ku na ka lene mbrapa edhe filmin artistik ku ka realizuar kater te tille si regjisor sic jane Keshilltaret Cirku ne fshat Thirrja Ata ishin kater.
Nderkohe ka shkruar dhe 100 filma dokumentare me dhjetera artikuj dhe informacione per kinemane. Shume tregime skica dhe reportazhe.
Vleresimet
Ne lsquo81-shin ka marre cmimin e dyte te Kryengritjet e medha
Cmimi i pare reportazhi Metalurget
Cmimin e trete me tregimet ne emer te jetes.
Filmat
Cmimi i publikut dhe kupa e festivalit te 8-te te filmit dokumentar
Filmi Keshtjella e kengeve
Filmi Me e madhja dashuri vleresohet si filmi me i mire i vitit lsquo86.
Ne filmin Shembja e idhujve ne Palermo ne Festivalin e Vendeve te Mesdheut.
Jane marre
Ne vitin 1973 Medalja Naim Frasheri
Ne vitin 1984Urdhri Naim Frasheri i Trete
Urdhri Naim Frasheri i Dyte
Me filmin Ditet e fundit te nje luani ka marre ne vitin 2002 Urdhrin Naim Frasheri i Arte
Ka xhiruar mbi 50 filma dokumentare si
Vellezerit Topulli
Kryengritjet e medha
Arti shqiptare ne mesjete
Me e madhja dashuri
Qytet ne telajo
Etyd prane detit
Keshtjella e kengeve
Shembja e idhujve
Gjaku yne i shprishur
Ditet e fundit nje luani
Ali Pashe Tepelena
Nene Terezahellipetj.
FUND