Ahmetaj: Berisha të vret për pushtet

Partia Socialiste ka akuzua kryeministrin Berisha se është i gatshëm të vrasë njerëz për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Deputeti Arben Ahmetaj, duke iu referuar 21 janarit si dhe procesit te dyshimte te privatizimin te aseteve publike, ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë në 18 shkurt ne Tirane për të larguar qeverinë. Në emër të opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela ka nënvizuar se demonstrata e 18 shkurtit, do të jetë dhe një ditë në përkujtim të katër viktimave të 21 janarit Opozita e Bashkuar ka paralajmëruar se me 18 Shkurt do të organizoje demonstratën e radhës qe sipas drejtuesve Socialiste do të jete paqësore por e vendosur, për te larguar Berishën dhe për ta çuar vendin ne zgjedhje te parakohshme.
Shpërndaje