E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian, seance për Shqipërinë

Situata politike ne Shqipëri do te jete ne qendër te diskutimeve te Parlamentit Evropian mbrëmjen e kësaj te marte. Ne baze te axhendes se publikuar ne faqen e internetit te Parlamentit Evropian, seanca për Shqipërinë ne Strasburg është parashikuar te nise rreth orës 21:00, ndërsa aty do te lexoje një deklarate komisioneri për zgjerim Stefan Fyle, qe do te jete edhe qëndrimi zyrtar i Brukselit për krizën shqiptare ende pa zgjidhje qe prej zgjedhjeve te qershorit te kaluar. Ndërkohë ne Strasburg ndodhet edhe kryesocialisti Edi Rama i cili ka vendosur te shkoje vete për ti ofruar eurodeputeteve këndvështrimin e opozitës mbi situatën ne vend. Pas demonstratës se përgjakshme me katër viktima te 21 janarit, ndërkombëtaret kane shtuar përpjekjet e tyre për te ulur palët ne tryeze, por edhe dy misione te përfaqësuesit special për Ballkanin, Miroslav Lajcak kane rezultuar te dështuara, për shkak te pozicioneve te ngurta te mazhorances dhe opozitës. Ne kohen kur po afrojnë edhe zgjedhjet lokale te 8 majit, BE-ja ka paralajmëruar se do te sjelle ne Tirane edhe përfaqësuesen me te larte te politikes se saj te jashtme, baroneshën Kethrin Eshton. Ndërsa ne seancën e kësaj te marte pritet te mos mungoje debati mes eurodeputeteve dhe komisionerit Fyle për rolin e Komisionit Evropian ne krizën shqiptare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›