E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti PS Ndryshimi i rregullores eshte antikushtetues


Pas takimit te mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Socialiste ne lidhje me qendrimin qe ky grup do te mbaje ne seancen parlamentare te se merkures ku do te diskutohet per ceshtjen e imunitetit te deputeteve Prifti e Meta ka dale ne nje deklarate per shtyp deputeti Saimir Tahiri i cili e ka cilesuar antikushtetuese nismen e mazhorances per ndryshime ne rregulloren e Parlamentit.

Sipas Tahirit ndryshimet qe priten te miratohen te merkuren e shnderrojne rregulloren e Kuvendit ne rregulloren e oborrit te Berishes. Parlamenti nuk eshte me i pavarur por i nenshtruar ndaj Berishes. Represioni ndaj opozites eshte pasoje e drejtperdrejte e abuzimit te Berishes me pushtetin tha deputeti socialist.

Ne te njejten kohe Tahiri vuri ne dukje se per te rikthyer Parlamentin ne shinat kushtetuese grupi i PS-se do te kerkoje nje hetim ne lidhje me Jozefina Topallin per abuzim dhe shkelje te detyres.

Ne lidhje me ceshtjen e imunitetit ai u shpreh se moralisht Berisha dhe mazhoranca jane te fundit qe mund te kerkojne. Ne jemi per kufizimin real te imunitetit nepermjet Kushtetutes sepse kemi nje kryeminister dhe nje qeveri qe fshihen pas imunitetit perfundoi ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›