E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmetaj: Fërkime artificiale me LSI. Partitë e vogla do të merren parasysh në qeverisje

TIRANË- Kandidati i majtë, Arebn Ahmetaj në një lidhje direkte në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit në News24 deklaroi se e majta ka arritur një nivel historik votash në këto zgjedhje.

Duke iu referuar kandidimit të kolegut të tij Vangjel Tavo, Ahmetaj tha se ai e ka të sigurtë mandatin në Gjirokastër teksa komentoi dhe bashkëpunimin me LSI.

“Ka një taktikë koalicioni. Strategjia funksioni për bukuri, taktika nuk funksionon cdo ditë. Kishte ditë fërkimesh diku artificiale. Në komunikim, janë sheshuar dhe kemi pasur bashkëpunim fantastik. Pra dua të them se në këtë qark koalicioni ka funksionuar për bukuri. Qarku i Gjirokastrës ishte konsideruar një nga dy qarqet me të vështira për të thyer një mandat. Ky është një nga qarqet më të suksesshme “, tha Ahmetaj.

Duke komentuar ‘betejën’ e Gjirokastrës, kur Ahmetaj kishte përballë 4 minoritarë, ai tha se Spiro Ksera ishte i vetmi që u refuzua nga minoritarët.

“Vangjel Dulen e kam mik. Do jap përgjigje indirekte dhe direkte. Unë kisha 4 minoritarë në qark, Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Ansatas Angjelin dhe Spiro Kserën. I vetmi që i bëri vetes atentat ishte Spiro Ksera se nuk mori mandatin nga minoritaret. Ky është i rakorduar se këtë e refuzoi dhe minoriteti”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj konfirmoi se qeverisja socialiste do të marrë parasysh edhe kontributin e partive të vogla.

“Kjo është pyetje që kërkon një emision në vete. Të jeni të bindur që marrëveshja strategjike do funksionojë dhe ne formatimi ne qeverisë,. Po duhet të merren parasysh interesat pozitive te partive te vogla. Vetë zoti Gjinushi është një personaliet për të majtën dhe jam i bindur se e Rama dhe meta kanë nevoje për vendosmërinë mençurinë e zotit Gjinushi qe është në studio me ju”, tha Ahmetaj

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›