Policia në gatishmëri të plotë deri në mbyllje të procesit të numërimit
Zëdhënës i Policisë së Shtetit deklaratë për mediat
Zëdhënësi i Policisë se Shtetit Tefik Sulejmani në një deklarate për mediat u shpreh se policia e shtetit ka qene e gatshme te ndërhyje ne te gjithë rastet e raportuara nga KZAZ – te ne te gjithë vendin. Sulejmani garantoi gatishmërinë e forcave policore deri ne fund te procesit te numërimit.
“Nga fillimi i procesit të numërimit të votave deri në këto momente nga KZAZ-të në të gjithë vendin është kërkuar ndërhyrja e strukturave të Policisë së Shtetit në 6 raste, përkatësisht:
- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ndërhyrë në 1 rast,
- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është ndërhyrë në 1 rast,
- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër është ndërhyrë në 3 raste,
- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është ndërhyrë në 1 rast,
Në të gjitha këto raste strukturat e Policisë së Shtetit pas marrjes së vendimit përkatës të KZAZ-së kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës dhe pas vendosjes së rregullit janë larguar nga VNV-ja sërish me vendim të KZAZ-së.
Çdo veprim i punonjësve të policisë është realizuar bazuar në Vendimet e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor në përputhje të plotë me dispozitat e legjislacionit zgjedhor”- deklaroi Sulejmani.