Greqi, betohet qeveria e re
Ceremoni tradicionale ortodokse në rezidencën presidenciale
Qeveria e re greke është betuar në Athinë me një ceremoni tradicionale ortodokse në rezidencën presidenciale, e cila u drejtua nga kryepeshkopi Hieronimi II.
Presidenti i shtetit grek Karolos Papulias i uroi shumë sukses në përmbushjen e detyrave kreut të qeverisë së konservatore, kryeministrit Antonis Samaras dhe partnerit të koalicionit dhe zëvendëskryeministrit socialist, Evangelos Venizelos.
Pas largimit të Partisë e Majta Demokratike nga aleanca qeveritare partia konservatore “Nea Demokratia” (Demokracia e Re) ra dakord bashkë me socialistët për një koalicion të ri.
Ndryshimi më i rëndësishëm në kabinetin e ri qeveritar grek është fakti se kreu i socialistëve, Venizelos, do të jetë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.
Ndërkohë e Majta Demokratike greke, e cila ofronte 14 mandate e braktisi qeverinë në grindjen për mbylljen e radiotelevizionit shtetëror ERT. Konservatorët grekë zotërojnë 125 mandate në parlament, ndërsa socialistët më shumë se 28.