E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama flet si kryeministër: Do të jem shërbëtori juaj, falenderoj Berishën për çdo të mirë

edi-rama-deklarateTiranë- Pas përfundimt të numërimit të më shumë se 80% të votave, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shpallur zytarisht fitoren e së majtës në rang vendi. Duke folur si kryeministër para qindra simpatizantëve në selinë rozë, ai deklaroi se kjo është dita më e bukur në jetën e stij, ndërsa u shpreh se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të bëjë rilindjen e vendit.

Ajo që ra në sy ishte dhe një mesazh që ai i dërgoi kryeministrit në ikje Sali Berisha, duke e falenderuar për kontributin e tij gjatë tetë viteve në pushtet.

Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, sepse ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh më shumë në demokracitë e pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu. Sot unë dua ta falënderoj atë për çdo gjë të mirë që historia mbase mund ta vlerësojë nesër, dhe gjithë të mirat në jetën e tij private në vazhdim- tha Rama.

Fjalimi i plotë i Ramës:

Ka fare më pak përgjegjësi të tjera sesa përgjegjësia për të udhëhequr vendin tënd. Sot, ju, populli shqiptar, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës sonë të rilindjes sëbashku dhe të pandarë me partenrët e LSI-së dhe aletatët e tjerë këtë përgjegjësi kaq të madhe. Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdo njërit prej jush dhe për çdo ditë nga sot e tutje ne do të jemi me ju dhe për ju deri ku kjo përgjegjësi të jetë e jona. Unë e di, që siç thotë Linkoln një qeveri smud ti kënaqë të gjithë për të gjithë kohën. Për të gjithë kohën që vjen nuk do të harroj që jeni ju që na vutë në krye të vendit. Ju na besuat sepse ne nxorrëm më të mirën për të arritur deri këtu. Përmjet ndryshimit, programit të ri, një skuadre për të punuar për rilindjen e një aleance të re, e cila pohoi se për të mirën e Shqipërisë dimë ta vëmë vendin mbi veten dhe mbi partinë. Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova për të fituar dhe zemra ime e di çfarë mudësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme, duhet ti nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë. Ne do të udhëheqim, por as unë dhe as ne të zgjedhur për të drejtuar sëbashku smund ta sjellim vetëm rilindjen, prandaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi të bëheni pjesë e skuadrës së rilindjes. Ti ndajmë sëbashku aspirtatat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes konkurrimit dhe taksimit të ndershëm. Një Shqipëri të ripërtërirë, me arsim dhe shërbime shëndetësore sipas nevojës jo sipas xhepit. Një demokraci e vendosur në themelin mes nesh pavarësisht ndasive partiake dhe krahinore. Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngyrën e purpurt të gjithë Shipërinë që nga Shkodra deri në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjelle dhe vepra të mund ta ndajmë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës të dridjeshme. Të nisim bashkarisht punën, për ti treguar njëri-tjetrit, por edhe botës se kemi talentin, vendosmërinë, për tu ngjitur në lartësinë e amanetit të të parëve dhe borxhin që u kemi fëmijëve të Shqipërisë. Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria jo mungesa e saj rruga për të qeverisur këtë vend, merita jo mungesa, baza për të vlerësuar çdo njeri në këtë vend, respekti për normat ligjore dhe jo mungesa, rruga për të marrë vendime për këtë vend. Të vazhdojmë sëbashku si një vend dhe një komb përpjekjen drejt vendit që na takon, në familjen e Europës. Sot kur si asnjëherë shqiptarë e Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm e meritojnë, por e kanë në duart e tyre të bashkimit në atë familje të madhe. Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë, duhet ta bëjmë realitet sëbashku, pa harrura se duhet të jetë gjithë përfshirja jo përjashtimi i pakicës virtyti I dialogut me tjetrin, shqiptimi i kompromisit, jo tradita e pëlqimit që mund ta rendisin Shqipërinë në traditën evropiane. Miqtë e mi, nuk ka pikë dyshimi se duke parë flamujt e fitores të valviten nga Kukësi në Gjirokastër, duke dëgjuar brohoritjet anë e mbanë vendit, duke parë më në fund që gëzimi të pushtojë zemrën dhe fytytrën e çdo opozitari dhe unë ndjehem i ngazëllyer si të gjithë ju. Por ky gëzim i merituar nuk do të krijojë vende të reja pune as shërbim shëndetëosr, as gëzimi nuk do i bëjë rrugët më të sigurta. Kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja. Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në të gjithë Shipërinë, por tani nis puna për ta bërë ndryshimin të mbërrijë në të gjithë Shqipërinë e rrënuar. Ky ndryshim që të gjithë duam nuk do të vijë brenda natës, nuk do të vijë as kollaj sepse siç e kam parë në rrugët e jetsë sime agjë nuk vjen kollaj, duhet ta duash, por duhet të punosh për ta arritur. Të gjithë treguam deri këtu se duam fort që rilindja të ndodhë, tani të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe sakrifikojmë që ta bëjmë atë të ndodhë. Dhe ne do të punojmë fort sëbashku, si një skuadër e madhe që ka fituar vetëm të drejtën për tu vënë në prove, ndërsë nesër duhet të nisë punën për të fituar provën. Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, sepse ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh më shumë në demokracitë e pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu. Sot unë dua ta falënderoj atë për çdo gjë të mirë që historia mbase mund ta vlerësojë nesër, dhe gjithë të mirat në jetën e tij private në vazhdim

Dua ta bëj të qartë se vullneti im është tu shërbejë të gjithë shqiptarëve jo vetëm që votuan për fituesit. Vota plebishitare që morëm unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë apo personal, por shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bënë ende më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë. Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq. Asnjë rrogëtar që i shërben shteti të mos ndjehet i kërcënuar. Asnjë burim mediatik që ka mbështetur kundërshtarin të mos ndjehet i rrezikuar. Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithve do tu provojmë se ndryshimi ka ardhur ti bëjë keq askuj që ska bërë keq duke shkelur ligjet. Motra dhe vëllezër. Nuk mund të mos rrëfej sot se ky është moment më krenar i jetë sime. Por midis krenarisë që ndjej për veten dhe përulësisë për besimin që keni tek unë, fiton thellë përultësia. Unë do të jem kryeministri juaj dhe kryeshërbëtori juaj.  Detyra është e imja, pushteti do të jetë i juaji. Unë nuk do e harroj këtë por mos e harronia as ju. Jo për mua por për të mirën e Shqipërisë që duhet të rilindim së bashku. Ju faleminderit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›