Ahmetaj Korrupsioni shkaku i humbjes se statusit kandidat
Sekretari i ri i Partise Socialiste per sipermarrjet Arben Ahmetaj detajon ne nje interviste per Shqip qellimin e ngritjes se kesaj strukture dhe detyrat qe ajo do te zhvilloje. Po keshtu Ahmetaj flet edhe per strukturat e reja te ngritura ne kete parti pas Kongresit dhe sesi do te ece puna per nje paraqitje sa me te mire te programit te ri te socialisteve. Sipas tij ky sekretariat ka si qellim te mbroje te gjithe sipermarresit nga politikat e gabuara qeveritare duke u perpjekur qe ta bejne punen e ketyre njesive efektive. Sipas tij programi ka ne thelb te tregoje se PS-ja do te jete ne drejtimin e qeverise nje parti shume me e pergjegjshme dhe vemendje ndaj cdo segmenti te shoqerise dhe problemeve te qytetareve. Per sa i perket politikes se dites deputeti Ahmetaj thekson se partia ku ai eshte pjese ka treguar se gjithmone eshte e gatshme te kontribuoje per forcimin e shtetit. Ne lidhje me mundesine se a do te kete sukses apo jo te bashkepunimit te fundit mes paleve per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare Ahmetaj thekson se kjo mbetet per tu pare ndonese shprehet i sigurt se ka qene politika jo konstruktive e ndjekur nga PD-ja e cila ka bere qe Shqiperise per dy vite rresht ti mohohet statusi i vendit kandidat. Deputeti i PS-se akuzon qeverine se me politikat e pamenduara fiskale ka bere qe pesha kryesore e krizes ekonomike te bjere mbi qytetaret shqiptare.
Ju sapo keni marre pozicionin e sekretarit per sipermarrjet prane Partise Socialiste. do te thote me saktesi ky pozicion dhe cfare pritet te sjelle ne PS nje riorganizim i sekretariatit
Dua te them qe sot sekretariati eshte nje produkt maturimi i mendimit politik brenda PS-se duke perfshire gjithe punen qe ka kane bere individet ne kete parti ne betejen e fundit elektorale por edhe ne betejen per konsolidimin e metejshem te kesaj partie. Per mua eshte kenaqesi vleresim dhe pergjegjesi te jem nje nga anetaret e sekretariatit te ri. Kjo strukture eshte relativisht nje qasje e re e kesaj partie qe ka te beje me nismat me sipermarrjen. Ne PS nismat per te mbeshtetur sipermarrjen jane prioritare gjithashtu. Kjo pjese eshte menduar te kete nje vemendje me te madhe gje qe pritet ti jepet nepermjet ketij sekretariati qe une do te drejtoj. Marredhenia me sipermarrjen eshte shumedimensionale pasi ka te beje me mendimet opinionet qe komuniteti i biznesit ka per vendime te ndryshime ekonomike dhe fiskale qe bien drejtpersedrejti mbi sipermarresit ne teresi apo sektore te vecante te ketij grupi interesi por edhe per sa u perket ankesave qe perfaqesuesit e kesaj fushe mund te kene ndaj institucioneve te ndryshme qe merren me administrimin fiskal te tyre. Kete mund te them qe shume nga perfaqesuesit e sipermarrjes kane ankesa serioze per sa i perket administrimit fiskal qe u behet ose ne lidhje me elemente te ndryshme ne perballje me administraten publike. Duke nisur qe nga abuzimi qe u behet nga individe te vecante brenda administrates me qellim korrupsionin apo me qellime te tjera dhe deri tek ankesat qe mund te kete sipermarrja ne lidhje me procedurat tatimore qe jane ndryshuar 64 here deri me sot. Sic e shikoni ky sekretariat ka nje kend te gjere veprimi qe ka si qellim final efektshmerine dhe mbarevajtjen e sipermarrjeve shqiptare nisur edhe nga fakti se brenda programit te PS-se sipermarrjet shikohen si nje pasuri kombetare. Ato cilesohen te tilla edhe per faktin se gjenerojne punesim ndaj duhet pasur parasysh qe lufta ndaj papunesise eshte nje nga problemet me te medha te vendit. Po keshtu ngritja e ketij sekretariati ka te beje me grupet e interesit dhe nevojen qe ato kane te ndihen te perfaqesuara. Por mund te them qe te gjitha keto nisma po merren ne kuader te fushates se ardhshme elektorale dhe PS-ja eshte e fokusuar qe tani me te gjitha strukturat e saj per kete beteje.
Kur pritet qe PS-ja ta zbrese programin e saj te ri ne baze pas miratimit qe atij i eshte bere nga strukturat e kesaj partie
Mund te them qe programi qe u paraqit ne Kongres eshte nje rezultat i nje pune disamujore i dhjetera specialisteve brenda dhe jashte PS-se. Ketu futen edhe profesoret e universiteteve perfaqesues te sipermarresve dhe grupeve te ndryshme te interesit ish por dhe funksionare aktuale te pushtetit vendor etj. te cilet moren pjese ne berjen e ketij dokumenti qe eshte nje program qe ngjalli nje interes te jashtezakonshem ne te gjitha segmentet e shoqerise shqiptare. Kjo sepse ai flet per ceshtje konkrete dhe eshte i perbere nga parime te drejta te cilat PS-ja ia vesh vetes natyrshem ne perfaqesim dhe qe koncepton nje model te ri programor ne qeverisje qe ne fakt eshte edhe thelbi i ceshtjes. Ne menjehere pas Kongresit filluam ta shperndanim dhe ta zberthenim kete program ne te gjitha qelizat e PS-se qe eshte edhe faza e pare shume e rendesishme. Vitin qe vjen puna fillon e detajuar per ta zhvilluar ne politika te detajuara kete program. Ajo qe eshte e sigurt lidhet me faktin se fokusi i punes sone do te jete detajimi dhe propagandimi i ketij dokumenti jo vetem ai politik por edhe elektoral dhe qeverises qe do te vijne te pershkallezuar deri ne fillim te betejes elektorale.
Pak jave me pare mes PD-se dhe PS-se ka nisur bashkepunimi per reformat ne kuader te domosdoshmerise per tu integruar ne BE. Mendoni se ne kete kuader komisionet e reja te ngritura per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare do te kene rezultate konkrete
PS-ja ka treguar se per ceshtjet e medha te integrimit apo te permiresimit te shtetit si koncept dhe te shtetit si funksionon gjithmone ka ofruar jo kompromis interesash por kompromis parimesh. Ju e shikoni qe PS-ja nuk devijon nga parimet e saja te cilat ne thelb konvergojne ne mbeshtetje te reformave qe kane te bejne me permiresimin e shtetit. Per sa i perket funksionimit te ketyre komisioneve mbetet per tu pare sigurisht se kemi kohe perpara dhe ujerat do te rrjedhin e do te shohim se cdo te ndodhe me reformat kryesore ne vend. Por po ju them nje gje te cilen e besoj e kam pare dhe jam i bindur se keshtu ka ndodhur. Per shkak te mazhorances per shkak te refuzimit te saj ne kemi humbur statusin e vendit kandidat. Per shkak te keqqeverisjes se mazhorances korrupsionit dhe paaftesise ne e kemi humbur kete status. Per shkak te keqmenaxhimit te financave te shqiptareve dhe te ekonomise shqiptare ne jemi sot nje vend ne krize ekonomike ku qytetari i zakonshem shqiptar ka mbajtur koston maksimale te paperballueshme te kesaj krize. Le te shohim se cdo te ndodhe ne te ardhmen por une jam i bindur se PS-ja ne pushtet do te jete nje parti e pergjegjshme pasi eshte e maturuar dhe ka vemendje ndaj te gjitha ceshtjeve dhe halleve te qytetareve shqiptare.