Josef Daul kërkon falje për deklaratën ndaj liderit të opozitës së Shqipërisë
Numri i jashtezakonshëm e reagimeve ne faqen e Daul ne Facebook, ka detyruar kete te fundit te kerkoj falje per deklaraten skandaloze lidhur me liderin e opozites se Shqiperise, Edi Rama. Ne dy pergjigje per protestuesit e shumte ne faqen e tij Daul shkruan:
Përgjigja nr.1
I never supported criminal actions, and I never will. What I defend is the european integration of Albania and the democratic principles, wherever. (Nuk kam mbeshtetur dhe nuk mbeshtes kurre aksionet kriminale. Ajo qe une mbroj eshte integrimi europian i Shqiperise dhe i principeve demokratike)
dhe me pas ai rishkruan:
Përgjigja nr.2
Again, I do not support any criminal. So if what I said insulted anybody, I sincerely apologise. (Edhe njehere…une nuk mbeshtes asnje kriminel.. Nese kam fyer njeri, une sinqerisht kerkoj falje)
********
Shqiptarët mësyjnë profilin e Jozef Daul në Facebook: Sa të pagoi Berisha
Deklarata e bërë dy ditë më parë nga kreu i të djathtëve të PE-së, Jozef Daul, i cili tha se Berisha ndali gjakderdhjen më 21 janar dhe e cilësoi Edi Ramën një të sëmurë, ka shkaktuar reaksion tek e majta në vend, por jo vetëm. Shumë persona kanë mësyrë në faqen personale të Daul duke e sharë në anglisht e duke i bërë pyetje të tilla si sa të pagoi Sali Berisha për atë që the etj. Gjithë pasditen e sotme në faqen sociale të eurodeputetit ka pa fund komente të shqiptarëve që e kritikojnë ose i kërkojnë sqarim për atë çfarë tha para dy ditësh në krah të Berishës. Ndërkohë deputeti Erion Braçe shpreh indinjatën e tij duke kërkuar që Daul të kërkojë falje për atë deklaratë, pasi sipas tij, ka fyer familjet e katër të vrarëve në sheshin ditën e 21 janarit. Tregoi Joseph Daul se çështë 21 Janari! Tregoi se si u vranë Ziveri, Hakurani, Faiku dhe Aleksi! Tregoi se si i morën plumbat në kokë dhe në gjoks! Tregoi se në duar kishin asgjë! Tregoi se ishin në Bulevard, jashtë çdo rrethimi mbrojtës por përballë Selisë së Kryeministrit! Tregoi se i qëlluan truprojat e batalionit special të Kryeministrit Sali Berisha, mikut të tij gjakatar! Kërkoi një shpjegim Jozef Daul, publik po aq sa avokatia e tij për Kryeministrin tonë gjakatar! Kujtoji se duhet të kërkojë ndjesë publike për denglaratat e tij tejet fyese për çdo shqiptar (përveç mikut të tij gjakatar)., shkruan Braçe duke ftuar miqtë e tij që ti shkruajnë Daul në profilin e tij zyrtar. Thirrjes së Braçes ia bashkuar dhjetëra qytetarë shqiptarë duke shprehur drejperdrejt Daul-it mendimet e tyre ne linkun: http://www.facebook.com/joseph.daul?sk=wall
Çfarë shkruajnë shqiptarët e indinjuar në profilin e Daul
Sa të ka paguar Sali Berisha që të thuash idiotësira për vrasjen që ai u bëri katër njerëzve të pafajshëm në qendër të Tiranës? Ti je pranë njerëzve të ngjashëm me Gadafin ose më bastardë se ai.
Zoti Dawn, ti je një vrasës si shoku yt Berisha nëse ti e pëlqen atë, turp të të vijë!, i shkruan një vajzë.
Ndërsa një tjetër preferon ta shajë shqip me fjalët Ik p. dhe i thotë që tia përkthejë përkthyesi nëse nuk e kupton.
Një tjetër komentues i thotë Daul se ti je një budalla, nuk ke informacion çfarë ka ndodhur më 21 janar.
Ndërsa një tjetër komentues shkruan: Nuk është se ti nuk je i informuar, por ti je një tendencioz, injorant, i korruptuar, i mangët, një burrë plak mendjengushtë që mbështet çdo vrasës në masë për aq kohë sa ata të japin ryshfet, dhe nuk ke mëshirë për njerëzit e varfër nën regjimet totalitare, je si ata djathët e butë francezë që thirrën nazistët gjatë Luftës së dytë botërore në vend që të luftonin si kombet e mëdhenj të Britanisë së Madhe dhe Amerikës .