E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Partia Demokratike që ishte e jona, Saliu thotë është e imja

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një takim me të rinjtë te Akademia e Arteve është shprehur se ishte ngjizur një frymë antiparti në Dhjetor të vitit 1990. Rama ka theksuar se jetonin në sheshin e burgut. “Kështu e quanim Shqipërinë atëherë”, tha ai.
 

Rama ka sulmuar në distancë kryetarin e mazhorancës Sali Berisha duke vlerësuar se ai ka monopolizuar Partinë Demokratike duke u shprehur se nuk ka gjë më interesante në histori, për atë që ishte partia e tij, Saliu thotë është imja.
“Ajo (Partia Demokratike) që ishte e jona, Saliu thotë e është e imja”.

Kurse duke u kthyer në kohë ai tha se në fillim të viteve ’90, “Partia Demokratike nuk e goditi që në fillim Enver Hoxhën dhe as nuk liroi që në fillim të burgosurit politikë.

“Në Institutin e Lartë të Arteve u akumulua një revoltë e madhe. Në këtë akademi, në këtë skenë, u godit për herë të parë diktatori dhe foli një i burgosur politik”, deklaroi Rama.
Kryesocialisti duke kujtuar atë periudhë tha se “refleksionet ishin hapësira e individit dhe shtoi: “Mbledhja e parë Refleksionit u bë pa energji elektrike, ishte periudhë kur mbizotëronte frika.Momenti kur u tha që të hiqet figura e Enver Hoxhës ishte momenti më i rëndësishëm. Këtu u nënshkrua peticioni i parë drejtuar Ramiz Alisë, në atë kohë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, post që e “trashëgoi” pas vdekjes së Enver Hoxhës. Në peticion kërkohej goditja e figurës së Enver Hoxhës por letra-peticion nuk u botua nga shtypi opozitar i kohës”.

Në mbyllje Rama tha se “unë kurrë nuk do të jap këshilla për të rinjtë. Gjithsesi nëse thoni se nuk merreni me politikë, ta dini se merret ajo me ju”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›